Basha mesazh për Berishën: Demokratët u ndanë se u ngrit flamur i rremë për interesa personale dhe pati aleancë me të keqen! E kam gati platformën

Lulzim Basha ka ironizuar Sali Berishën dhe thirrjet për bashkim nga takimi me të rinj në Elbasan. Sipas tij, demokratët u ndanë nga ‘flamuri i rremë për interesa personale që bëri aleancë me të keqen’. Me këtë i referohet Sali Berishës që futi kandidatët e tij në zgjedhjet e 14 majit me logon e Partisë së Lirisë dhe solli një tjetër disfatë për opozitën.

Tashmë komod, pas hapjes së garës për kreun e ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pranoi se ka gati platformën për drejtimin e PD, që e sigurt është se nuk do të përfshijë ri-bashkim me pjesën e Berishës.

“Nuk mundet mes hileve, trukeve, bashkimeve mekanike, te synojmë te kthehemi ne nje shumice morale dhe numerike per Shqipërinë. Kjo na thërret te veprojmë nje ore e me pare. vonesat janë te rrezikshme per PD, potencialisht fatale dhe shume te rrezikshme per demokracinë dhe Shqipërinë.

Iluzioni se mënyra më e mirë pas daljes në opozitë të PD në 2013 për të qëndruar e për tu rikthyer ishte të ruanim me çdo kusht kompaktësinë e numrave. Kjo në mënyrë thuajse automatike na u kthye në një sëmundje mua dhe bashkëpunëtorëve të mi që për hir të vlerës reale apo të perceptuar, elektorale të një individi të mbyllnim sytë para korrupsionit të atij individi. Kjo do të thotë që në vend që të pastroheshim nga njerëzit që me korrupsionin na shkaktuan kosto imazhi dhe më pas elektorale i mbajtëm aty dhe madje vazhduam t’i kishim dhe në pozita drejtuese nisur nga kalkulime elektorale.

Sot dëgjoni nga mëngjesi në darkë thirrje për bashkim. E para e punës demokratët nuk u ndanë se donin, u ndanë në një flamur të rremë për interesa personale dhe ndarja nuk është parimore në kuptimin që nuk u larguan për parimin. Ne qëndruam për parimin. Tani ata që e ngritën këtë luftë të rreme, e korrën rezultatin e kësaj lufte të rreme. Tani që u kuptua që aleanca me të keqen për hir të numrave nuk pjell asnjëherë diçka të mirë, tani është momenti të kuptojmë që bashkimi nuk mund të vijë si diçka mekanike por rreth vlerave. Besoj se PD është shpresa e vetme për ndryshim në këtë vend. Ne duhet të kemi aleancë kundër korrupsionit”, tha Basha.

Basha u shpreh se pala tjetër ka filluar të merret me detajet sa i takon atyre dhe takimeve që bën me të rinjtë në çdo qytet dhe kjo sipas tij do të thotë që u ka hyrë frika.

“Kjo është diçka që është në dorën tuaj, është në dorën tonë. Fakti që merren me detaje tregon që u ka hyrë frika. Jam i vendosur ta filloj këtë përditë në çdo qytet të Shqipërisë. Unë jam në dispozicionin tuaj por edhe ju duhet të jeni në dispozicion të kësaj kauze për veten tuaj. Të bëjmë të mundur që momentin tjetër kur të shkojmë për të votuar të mos keni si vegël të vetme bojkotin por të keni mundësi që me votën tuaj të bëni ndryshimin”, deklaroi ai.

Basha tha se nuk mundet e keqja me mjetet e të keqes. Ai u shpreh se janë dy persona që kanë 33 vjet që nuk shqiten nga pushteti duke e marrë njëherë njëri dhe njëherë tjetri.

Ndërkohë Partia Demokratike më 29 korrik do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri, edhe më e përçarë nga ç‘ishte. Vendimi i marrë nga kryesia në një mbledhje për më shumë se 10 orë që u përmbyll herët në mëngjes, krijoi tensione dhe përplasje mes demokratëve. Gazmend Bardhi e 6 deputetë braktisën mbledhjen, ndërsa Jorida Tabaku u dorëhoq nga posti i nënkryetares.


Lajmi kryesor:

Sulmet ndaj deputetëve të PD, Basha: Dënoj tensionet! Berisha: Fyerjet, akte të turpshme


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën