Sulmet ndaj deputetëve të PD, Basha: Dënoj tensionet! Berisha: Fyerjet, akte të turpshme

Ky episod që tregon tensionet përgjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, ku militantët e Lulzim Bashës ofenduan dhe tentuan të godasin deputetët që braktisën mbledhjen e Kryesisë, nuk është i vetmi përgjatë gati 10 orëve debate.

Lulzim Basha nuk kërkoi ndjesë, por në një reagim në rrjetet sociale tha se refuzon përpjekjet për tensionim.

"Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas", shkruajti Basha.

Tashmë komod, pas hapjes së garës për kreun e ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pranoi se ka gati platformën për drejtimin e PD, që e sigurt është se nuk do të përfshijë ri-bashkim me pjesën e Berishës.

"Nuk mundet mes hileve, trukeve, bashkimeve mekanike, të synojmë te kthehemi në një shumicë morale dhe numerike për Shqipërinë. Kjo na thërret te veprojmë një orë e më parë. Vonesat janë të rrezikshme për PD, potencialisht fatale dhe shumë të rrezikshme per demokracinë dhe Shqipërinë", shkruajti Basha.

Përplasjet e ashpra, gati deri në fizike të militantëve ndaj deputetëve të Partisë Demokratike në të gdhirë të 7 Qershorit dhe tentativat për të shantazhuar gazetarët, Sali Berisha nga ana tjetër e quajti politikë të turpshme që origjinën e ka te skenarët e Edi Ramës.

"Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duke fyer dhe kërcënuar gazetarët, janë gangsterë, janë rrugeçërish, nuk kanë asgjë të përbashkët me individë të civilizuar.Po kështu dënoj fyerjet dhe kërcënimet që u janë bërë deputetëve të Kuvendit, akte këto të një politike dhune, të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës", shkroi Berisha.

Reagim të ashpër pati edhe vetë deputeti që ishte pjesë e sulmit verbal, Dashnor Sula, i cili duke shigjetuar Lulzim Bashën, tha se është në turpin e atyre që nuk kanë ikur asnjëherë që të përdorin grupe të fortësh për të hyrë në selinë e PD e për të imponuar vendime.

“Këto akte dëshmojnë edhe një herë se PD ka nevojë të mos përdoret si biznes për interesat e ngushta familjare.”, shkruajti ai.

Ndërkohë Partia Demokratike më 29 korrik do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri, edhe më e përçarë nga ç‘ishte. Vendimi i marrë nga kryesia në një mbledhje për më shumë se 10 orë që u përmbyll herët në mëngjes, krijoi tensione dhe përplasje mes demokratëve. Gazmend Bardhi e 6 deputetë braktisën mbledhjen, ndërsa Jorida Tabaku u dorëhoq nga posti i nënkryetares.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Basha mesazh për Berishën: Demokratët u ndanë se u ngrit flamur i rremë për interesa personale dhe pati aleancë me të keqen! E kam gati platformën

Lulzim Basha ka ironizuar Sali Berishën dhe thirrjet për bashkim nga takimi me të rinj në Elbasan. Sipas tij, demokratët u ndanë nga ‘flamuri i rremë për interesa personale që bëri aleancë me të keqen’. Me këtë i referohet Sali Berishës që futi kandidatët e tij në zgjedhjet e 14 majit me logon e Partisë së Lirisë dhe solli një tjetër disfatë për opozitën.

Tashmë komod, pas hapjes së garës për kreun e ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pranoi se ka gati platformën për drejtimin e PD, që e sigurt është se nuk do të përfshijë ri-bashkim me pjesën e Berishës.

“Nuk mundet mes hileve, trukeve, bashkimeve mekanike, te synojmë te kthehemi ne nje shumice morale dhe numerike per Shqipërinë. Kjo na thërret te veprojmë nje ore e me pare. vonesat janë te rrezikshme per PD, potencialisht fatale dhe shume te rrezikshme per demokracinë dhe Shqipërinë.

Iluzioni se mënyra më e mirë pas daljes në opozitë të PD në 2013 për të qëndruar e për tu rikthyer ishte të ruanim me çdo kusht kompaktësinë e numrave. Kjo në mënyrë thuajse automatike na u kthye në një sëmundje mua dhe bashkëpunëtorëve të mi që për hir të vlerës reale apo të perceptuar, elektorale të një individi të mbyllnim sytë para korrupsionit të atij individi. Kjo do të thotë që në vend që të pastroheshim nga njerëzit që me korrupsionin na shkaktuan kosto imazhi dhe më pas elektorale i mbajtëm aty dhe madje vazhduam t’i kishim dhe në pozita drejtuese nisur nga kalkulime elektorale.

Sot dëgjoni nga mëngjesi në darkë thirrje për bashkim. E para e punës demokratët nuk u ndanë se donin, u ndanë në një flamur të rremë për interesa personale dhe ndarja nuk është parimore në kuptimin që nuk u larguan për parimin. Ne qëndruam për parimin. Tani ata që e ngritën këtë luftë të rreme, e korrën rezultatin e kësaj lufte të rreme. Tani që u kuptua që aleanca me të keqen për hir të numrave nuk pjell asnjëherë diçka të mirë, tani është momenti të kuptojmë që bashkimi nuk mund të vijë si diçka mekanike por rreth vlerave. Besoj se PD është shpresa e vetme për ndryshim në këtë vend. Ne duhet të kemi aleancë kundër korrupsionit”, tha Basha.

Basha u shpreh se pala tjetër ka filluar të merret me detajet sa i takon atyre dhe takimeve që bën me të rinjtë në çdo qytet dhe kjo sipas tij do të thotë që u ka hyrë frika.

“Kjo është diçka që është në dorën tuaj, është në dorën tonë. Fakti që merren me detaje tregon që u ka hyrë frika. Jam i vendosur ta filloj këtë përditë në çdo qytet të Shqipërisë. Unë jam në dispozicionin tuaj por edhe ju duhet të jeni në dispozicion të kësaj kauze për veten tuaj. Të bëjmë të mundur që momentin tjetër kur të shkojmë për të votuar të mos keni si vegël të vetme bojkotin por të keni mundësi që me votën tuaj të bëni ndryshimin”, deklaroi ai.

Basha tha se nuk mundet e keqja me mjetet e të keqes. Ai u shpreh se janë dy persona që kanë 33 vjet që nuk shqiten nga pushteti duke e marrë njëherë njëri dhe njëherë tjetri.

Ndërkohë Partia Demokratike më 29 korrik do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri, edhe më e përçarë nga ç‘ishte. Vendimi i marrë nga kryesia në një mbledhje për më shumë se 10 orë që u përmbyll herët në mëngjes, krijoi tensione dhe përplasje mes demokratëve. Gazmend Bardhi e 6 deputetë braktisën mbledhjen, ndërsa Jorida Tabaku u dorëhoq nga posti i nënkryetares.

Ora 12:48
Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, Basha: Debati shenjë reflektimi, vlerat demokratike s’mund të cenohen nga asnjë individ

1685823160_lulzimbasha.JPG

Ish-kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka komentuar mbledhjen e Kryesisë, e cila mes debateve i hapi rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri. Basha thotë se debati tregon se është një shenjë reflektimi, ndërsa shkruan se vlerat demokratike nuk mund të cenohen nga asnjë individ.

Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda familjes tonë politike.

Nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik. Debatet dhe mendimi ndryshe duhen respektuar nga të gjjthë. Vlerat demokratike që na drejtojnë në këtë rrugëtim të vështirë për ne demokratët nuk mund të cënohen nga asnjë individ.

Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termeti: 08/06/2023 07:50

    Basha ka veshur t-shirt si Zelenski dhe ben si i forte.

    Përgjigju
  • MeroBaze: 08/06/2023 07:20

    Eh Mure Luluc, te pati thene Arviziu mos e eshkel vijen e kuqe, po ti ishe trim dhe e shkele. Ja ku vajti PD. Ta gezoni.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 08/06/2023 06:15

    Kur deshtaku kerkon te riciklohet.Ne 20-vjet politikan aktiv ka vetem deshtime dhe abuzime.Te pa fundeme jane akuzat qe rendojne mbi te,per abuzime e shperdorime."!00-qeveri kane nderuar keta hora por pushtetin nuk e leshojne nga dora"Ndoshta akoma nuk i ka perfunduar misjoni nga ata qe e kane prure.

    Përgjigju
  • vlora1: 07/06/2023 22:18

    Kur flet dhe Saliu per dhune eshte te vesh ulerimen.Saliu eshte ideatori dhe zbatuesi i dhunes ne shqiperi.Fol o tritan preshi se e ke pranuar ne kuriz.Arben e ke provuar dhe ti dhunen me dhemb te thyer,pastaj u bere gjeneral i jugut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari

Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari