Basha-Mogherini takim 20 minuta:
Pakt kombëtar për qeveri teknike

Basha-Mogherini takim 20 minuta:<br />Pakt kombëtar për qeveri teknike
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim mbrëmjen e kësaj të shtune me Shefen e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta në ambientet e hotel "Rogner" dhe në fokus ka qenë edhe situata politike e tensionuar pas protestës së opozitës. 

Kryedemokrati Basha u shpreh gjatë prononcimit për mediat se opozita nuk tërhiqet nga kushti për qeveri teknike. Basha foli për një pakt kombëtar çka sipas tij do bënte të mundur garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

"Folëm për krizën politike dhe moszbatimin e dekriminalizimit.
 
Zonja Mogherini do të shprehet vetë, nuk jam këtu të bëhem zëdhënësi i saj, por mund t'ju them se kauza jonë, kauza e qytetarëve shqiptarë ka mirëkuptim dhe mbështetje totale nga të gjithë ata të cilët i kanë dashur dhe i duan të mirën Shqipërisë.
 
Ata që na kanë shoqëruar në 26 vite tranzicion, e kuptojnë se Shqipëria me kriminin e organizuar, nuk është një pacient me kollë që mund të shërohet me shurup, por është një pacient me kancer që ka nevoje për një operacion të thellë. Pakt kombëtar për ta kryer këtë operacion me qeveri teknike që t'i japë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo rrugë tjetër e çon vendin në humnerë, duke dëmtuar palcërisht vendin",
tha Basha.

I pyetur nëse PD do kthehet në Kuvend të hënën për të dhënë votat për ngritjen e organeve të Vettingut, Basha tha se i vetmi Kuvend për opozitën është sheshi i protestës.

"Nuk ka dhe nuk ka për të pasur parlament tjetër përveç "Sheshit të Lirisë", deri në arritjen e paktit kombëtar për zgjedhje të lira dhe të ndershme", u shpreh Basha.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Turizmi me paga deri në 1000 euro, Rama sërish thirrje emigrantëve: Kthehuni, të punosh në Itali e Greqi, nuk është më mirë se në Ksamil e Theth

Turizmi me paga deri në 1000 euro, Rama sërish thirrje emigrantëve: Kthehuni, të punosh në Itali e Greqi, nuk është më mirë se në Ksamil e Theth