TORINO- Raportimet e fundit nga mediat italiane se mesfushori shqiptar i Torinos Migjen Basha do të largohet nga klubit italian, janë të pasakta. Kështu shprehet vet lojtari.
Në një prononcim për portalin Asport Basha ka thënë se nuk e di se nga ka dalë ky lajm, dhe as që e ka menduar largimin pas blerjes së kartonit te klubit nga Atalanta. “Momentalisht jam me pushime, nuk jam në dijeni se nga kush është plasuar ky lajm por sidoqoftë më duhet të them se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes” ka thënë Basha.
Sipas faqes së specializuar "TuttoMercatoWeb", thuhej se mesfushori i Kombëtares Shqiptare po mendon largimin nga Piemonte për arsye familjare. Edhe pse nuk dihen qartësisht shkaqet e këtij vendimi, presidenti Urbano Cairo është i gatshëm ta nxjerrë në shitje 26-vjeçarin e lindur në Kosovë, pavarësisht se ai hynte në planet e trajnerit Ventura.
(Shkrimi u publikua sot në gazetën "Shqiptarja.com")
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com