TIRANE, 7 Dhjetor /ATSH/- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një postim të dielën, në rrjetin social "Facebook", thotë se kryeministri Rama nuk po mban premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale për ulje të çmimit të energjisë elektrike.
"Kryemashtruesi na bën moral! Ka 2 muaj qe luan kukafshehti me ministrin e tij te Energjisë dhe nuk i përgjigjet pyetjes se shqiptareve: Sa do rritet çmimi i energjisë?
Shqiptaret nuk harrojnë se ne fushate premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë; Por OSHEE dhe Ministria e Energjetikes, te dyja nen komandën e kryeministrit kane kërkuar rritje te çmimit. Kryemashtruesi dhe megafonat e tij e quajnë mesatarizim.
Leri lojërat me nervat e sfilitura te njerëzve qe po vuajnë! Ule çmimin e energjisë siç premtove! Mos rrit taksat! Hap vende pune dhe jo plage te reja sociale! Përndryshe mos u lodh te vish ne proteste. Po vjen protesta tek ty! Me e madhe se kurrë me pare!", shkruan Basha. e.xh/f,n/










