Basha mund ta ketë qetësuar gjyshe Verën, por ka çmendur gjysh Saliun

 Basha mund ta ketë qetësuar gjyshe Verën, por ka çmendur gjysh Saliun

Lulzim Basha u shfaq sërish sot me gjyshe Verën, militanten e thekur të PD, që tashmë i ka gjetur punë si aktore spotesh publicistike. Këtë radhë subjekti ishte qarja e halleve me gjyshe Verën, të cilës i kishte çuar disa kokrra shegë për dhuratë, një frut i pazakontë dhe i shtrenjtë për këtë periudhë.

Qëllimi i spotit ishte që në fund gjyshe Vera si opozitare të qetësohej, se ditë më të mira do të vinin dhe se me ardhjen e Lulit në pushtet, ajo, edhe pse gjyshe, do gjente punë bashkë me fëmijët e nipërit e saj.

Dakord. Ka vend të bëjmë humor plot me këtë skenë.

Por pas spotit të Lulit, postimi i Sali Berishës thotë se këtë situatë e zgjidh vetëm revolucioni dhe përmbysja e Edi Ramës.

Dhe ky postim pason postimet e Lulit me gjyshe Verën dhe postimet publicitare të gjithë javës.

Pamvarësisht se Luli në spotin publicitar ja ka dalë të qetësojë gjyshe Verën, duket qartë që ai ka çmendur kryegjyshin e opozitës, Sali Berisha.

Ai më shumë se çdo gjysh tjetër tani nuk duket i çmendur nga mafiozi Edi Rama, nga  fushata e tij e rindërtimit, apo “Anti- KÇK”, por nga Lulzim Basha, të cilit i ka besuar opozitën.

Kryegjyshi i opozitës, duket se nuk e duron dot as fushatën publicitare të Lulit, as kursin e rikthimit në institucione të opozitës, por mbi të gjitha, pritshmërinë e krijuar, se opozita do shkojë në zgjedhje normale më 2021.

Kjo e ka çmendur dhe thirrjet e tij për revolucion dhe përmbysje, tregojnë se Lulzim Basha mund të ketë qetësuar gjyshe Verën, por ka çmendur gjysh Sailiun. Dhe me gjyshe Verën mund ta ndreqë muhabetin, se fundja aktore filmi e ka, por gjysh Saliun e ka regjisor.

Ndaj në spotin e radhës është mirë të mendojë si të qetësojë kryegjyshin e opozitës, dhe jo gjyshet false. Natyrisht ai nuk qetësohet me katër kokrra shegë. Ai as me katër të vrarë nuk u qetësua dot më 2011.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • He keta kriminele pasardhesit te Krimineleve .: 09/02/2020 12:49

    Ketyre vetem kokra e ullirit ne fute,,Ju vjen haku..Por njerezit nuk Kane kohe te meren,,se e kane me kollaje te vriten ne njeri tjetrin per nje meter Toke ..

    Përgjigju
  • Her keta kriminele pasardhesit te Krimineleve .: 09/02/2020 12:48

    Ketyre vetem kokra e ullirit ne fute,,Ju vjen haku..Por njerezit nuk Kane kohe te meren,,se e kane me kollaje te vriten ne njeri tjetrin per nje meter Toke ..

    Përgjigju
  • F-35: 09/02/2020 11:15

    Pertej cfare mendojme, duam apo themi, duhet/e pranojme qe Doktorri eshte i zoti i punes ne PD. Dhe ne fakt, jo vetem ne PD.

    Përgjigju
  • Njeshe je Meri..: 09/02/2020 00:52

    Ketij lukushkesh ,,vetem nje koker ulliri i ben Pune... Por sa te kete keta Simpatizante qe i blen me nga nje pjate supe..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump