Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i shpreu sot urime kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa."

Shpreh bindjen se ligjvënësit kosovare nën drejtimin e zotit Isa Mustafa do te arrijnë të orientojnë drejt rrugët e zgjidhjes së çështjeve që u shërbejnë interesave të të gjithë qytetarëve të Kosovës për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie për konsolidimin e demokracisë dhe integrimin europian dhe euroatlantik", deklaron Basha.

Duke i uruar suksese Kryetarit të ri të Kuvendit, Kreu i PD-se shpreh besimin se me urtësinë dhe përvojën e tij zoti Isa Mustafa do të arrijë ti japë një dimension të ri parlamentarizmit në Kosovë duke vijuar në rrugën e progresit dhe zhvillimit./ATSH/