Shkodra ka qenë stacioni i rradhës i takimeve të kryetarit të opozites Lulzim Basha. Ashtu si në të gjitha rrethet, edhe në Shkodër kryetari i demokratëve është treguar hermetik me mediat duke lejuar vetëm kamerat personale të atashuara pranë selisë së partisë.
Ndonëse në rrugë kryesore dhe në mjedis të hapur, për asnjë moment nuk janë lejuar mediat lokale të afrohen për të xhiruar bashkëbisedimin mes Bashës dhe qytetarëve të Shkodrës. Zëdhënësat e kryetarit të demokratëve thanë se materiali do nisej i gatshëm të nesërmen e këtij takimi, pasi filmimet të kalonin në sitën e montazhit. Një sjellje e shëmtuar kjo e politikës, e cila qartazi dëmton lirinë dhe tansparencën.
Megjithatë pavarësish censurës, mjaftonte një vëzhgim për të parë përçarjen e dukshme të së djathtës në Shkodër. Në këtë dalje publike të Lulzim Bashës, qytetari i parë i Shkodrës Lorenc Luka nuk ka qëndruar në krah të kryetarit të Partisë Demokratike, madje ka mbajtur një distancë të qartë duke nënkuptuar se prania e tij ishte sa për të bërë detyrën.
Ndërsa edhe një herë tjetër mosprania e deputetes Jozefina Topalli në Shkodrë ka qenë mesazh për luftën e hapur mes PD-së, por dhe hendekun e njohur mes Topallit dhe Bashës.
Ndërsa Shkodra e ka treguar dhe një herë tjetër se nuk është me bastion i së djathtës pasi perveç rrethit të ngushtë të anëtarëve të PD asnjë qytetar nuk është parë të dalë të takojë kryetarin e opozitës, ndonëse ardhja e tij në Shkodër ishte e paralajmëruar.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com