Basha ndan videon: Të rinjtë demokratë kanë zgjedhur të ardhmen, janë gati të ndryshojnë Shqipërinë

Basha ndan videon: Të rinjtë demokratë kanë zgjedhur të ardhmen, janë gati të ndryshojnë Shqipërinë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha me të rinjtë

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me një video nga takimi i tij me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Edhe në këtë takim, Basha ka përsëritur atë që tashmë është shndërruar në moton e politikës së tij, që PD-ja me të rinjtë kanë zgjedhur të ardhmen, mesazh ky që shkon për Sali Berishën.

"Me energjinë dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, të rinjtë e FRPD kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur të qëndrojnë, të përballen dhe të fitojnë kundër qeverisë më të korruptuar në Europë. Kanë qenë gjithmonë të rinjtë ata që kanë sjellë ndryshimin, sot janë sërish gati të ndryshojnë Shqipërinë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë", shkruan Basha.

Në takimin e djeshëm, Basha nuk la pa shigjetuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai u shpreh se nuk mund të ecet përpara me të vjetrën, teksa, duke iu referuar Berishës, theksoi se ka politikanë që u plakën e duan të vdesin në karrigen e pushtetit. Për përplasjen me Berishë, Basha tha se nuk është politike, por përplasje brezash e kulturash. 

Që pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, ai dhe Basha janë tashmë në një luftë të hapur ndaj njëri-tjetrit. Teksa të dy pretendojnë se kanë shkarkuar njëri-tjetrin, Basha dhe Berisha do të garojnë secili me kandidatët e tyre në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 26/01/2022 11:41

    Po si nuk i vjen turp ketij?! Akoma vazhdon e ben shfaqje teatrale?! I forte eshte vallai. Ate nuk e voton as gruaja e tij. E kane rrethuar disa persona sahanlepires qe marrin tendera nga pushteti.

    Përgjigju
  • Leonard: 26/01/2022 10:05

    O lul brava bej cte duash ty ste votojne me demokratet se eshte njesoj sikur te votojne ramen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Milan do shkarkojë Stefano Piolin

Milan do shkarkojë Stefano Piolin