Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  ka akuzuar nga Dibra dhe Bulqiza Kryeministrin Rama dhe Kreun e Kuvendit Meta se nuk kanë mbajtur asnjë premtim, ndërsa sot kërkojnë t’i fshihen llogaridhënies duke sulmuar opozitën.

Gjatë një takimi me banorë të këtyre zonave, Basha tha se Partia Demokratike, e ka ofertën për të nxjerrë vendin nga kriza dhe për të kthyer shpresën.

“Edi Rama nuk ka ofertë për ju. Unë i them sot, kthehu në Dibër, përdor të njëjtin pasion me të cilin sulmon Lulzim Bashën, për të sulmuar rrogat e ulëta, për të sulmuar varfërinë,  papunësinë! Me të njëjtin inat që sulmon kryetarin e opozitës, që të ka mundur një herë dhe prapë do të të mundë, vërsulju listave nëpër dyqane që janë dyfishuar!” 

Basha ftoi qytetarët  që në 21 Qershor të miratojnë platformën e taksave të ulëta, uljen e çmimit të energjisë. 

“Vota juaj në 21 qershor është vula e një referendumi popullor, për të ulur me çdo kusht çmimin e energjisë dhe për faljen e kamatë-vonesave, për të ulur me çdo kusht taksat, për të rritur pensionet dhe pagat, për të rikthyer në listën e ndihmës ekonomike të gjithë ata që janë larguar me të padrejtë dhe këdo tjetër që ka nevojë për të, për subvencione për bujqësinë dhe blegtorët.” 

Kryetari i Partisë Demokratike e ka konsideruar 21 qershorin si ditën e llogaridhënies së qeverisë dhe refuzimit me votë të keqqeverisjes dhe ndaljes së të keqes. 
basha
basha
 
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)