Basha në Dimal: Moçali i 'Trekëndëshit të Bermudës' ka frikë nga SPAK, kanë nisur ofensivën e intimidimit

Nga Dimali, kryedemokrati Lulzim Basha ka shigjetuar kundërshtarët politikë me reformën në drejtësi. Kreu i PD thotë se moçali i ‘trekëndëshit të Bermudës’ ka nisur sulmet dhe intimidimet ndaj SPAK, pasi kanë frikë të përballen me drejtësinë e re. Basha thotë se PD është e vetmja parti që mbështet hapur punën e SPAK.

“Diferencën mes nesh e moçalit të Bermudës, ku zhgërryhen tash e 34 vjet të njëjtët aktorë, që kanë marrë peng të ardhmen e vendit, kanë përzënë e po përzënë të rinjtë nga vatrat e tyre vetëm për hir të pasurimit të tyre, pushtetit, apo anktheve që kanë se shumë shpejt do vijë dita e përballjes me të vërtetën dhe ligjin. Të ngjashmit e tyre në vendet fqinj janë përballur me ligjin dhe kjo është një rruga pa kthim njësoj si rruga e Shqipërisë europiane. E kanë vonuar boll, por nuk e ndalin dot”, tha Basha.

Tashmë, Basha tha se ka marrë fund pandëshkushmëria në nivele të larta. Sipas tij, deri dje gjyqtarët e prokurorët i kishin në xhep, por tashmë politika i është përveshur SPAK. Teksa komentoi deklaratat e Ahmetajt për Ramën, Basha thotë se tregoi se të gjithë bashkë janë të zhytur në korrupsion.

“Kjo tregon pse i janë përveshur SPAK dhe drejtësisë se kanë frikë. Deri para ca kohësh i kishin në xhep prokurorë e gjyqtarë, hetimet përfundon në asgjë apo nuk çelshin fare. Frika e të paprekshmeve nga drejtësia është edhe produkti i parë i reformës në drejtësi”, tha Basha.

Basha ka nisur turin në të gjitha degët e PD, të cilat po i nënshtrohen një procesi zgjedhor. Kësaj radhe Basha u ndal në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Dimal, nga ku nuk kaloi pa komentuar edhe situatën brenda Partisë Demokratike.

Kryedemokrati tha se tashmë PD ka arsye ta mbaj kokën lart, pasi tregoi që nuk është kult e klan, por një parti e bashkuar rreth vlerave që është gati të përballet me sfidat e radhës, siç janë zgjedhjet e parlamentare të 2025-ës.

“Partia Demokratike sot ka arsye ta mbajë kokën lartë. Ka arsye të shoh me optimizëm të shoh drejt të nesërmes. dhe arsyeja është që këto dy vite nuk na thanë e na drobitën e na çnderuan, por na treguan lidershipin e vërtetë brenda Partisë Demokratike. Riformuan korpusin e këtij lidershipi duke e ndarë shapin nga sheqeri, duke larguar vezullimin e rremë të spaletave që shumëkush gjatë këtyre 34 viteve i mori apo iu dhanë shpeshherë pa meritë. Duke treguar se në thelb nuk jemi kult, nuk jemi klan, por jemi një parti politike bashkëkohore, e bashkuar rreth vlerave, rreth bindjeve, rreth vizioneve, rreth besimit dhe mbi të gjitha rreth dashurisë jo thjesht për veten tonë, për njëri-tjetrin, por për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, tha Basha.

Propozimet e Lulzim Bashës për listat e hapura, votim elektronik dhe votën e diasporës mbeten kushte për Reformën e ardhshme Zgjedhore. Marrëveshja e vitit 2008 mes Edi Ramës dhe Sali Berishës që ndryshoi sistemin zgjedhor, sipas Bashës e bëri zgjedhjen e deputetëve si “pazari i Roskovecit”

"Kushtetuta 2008 Berisha-Rama, të drejtën për të zgjehur direkt deputetët në Kuvendin e Shqipërisë. Ky është qëllimi dhe kuptimi i propozimit tonë për listat e hapura. Të zgjedhin realisht njeriun, zonjën, zotërinë", tha Basha.

PD do publikojë së shpejti edhe programin elektoral dhe listën e 140 deputetëve për zgjedhjet parlamentare 2025.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:07
Basha: Programi i PD së shpejti publik, para qytetarëve s’do shkojmë me propagandë! Propozimet tona për Reformën Zgjedhore

1707656657_basha.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se shpejti do PD do bëjë publik programin elektoral për zgjedhjet e 2025-ës. Basha thotë se nuk do shkojnë para qytetarëve me propagandë, por propozime konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

"Hartimi i programit të PD është finalizuar nga ekspertët më të mirë që ka Shqipëria, me mbështetje dhe asistencë të ekspertizës më të mirë që na kanë ofruar aleatët tanë strategjikë. Shumë shpejt ky program do t'i nënshtrohet një debati të brendshëm të gjykimit tuaj, në mënyrë që së bashku me ekipin e ri të përbëjë thelbin e ofertës tonë politike ndaj qytetarëve të Dimalit dhe të gjithë Shqipërisë. Tek qytetarët nuk do të shkojmë me dogma, me propagandë, me ulërima, me premtime të rrejshme. Do të shkojmë me fytyrë njerëzore, me vizion politik, jo me premtime por me propozime në mënyrë që të vendosim raportin e humbur mes politikës dhe qytetarit. Jetike dhe parësore për këtë raport është sinqeriteti, dhe sinqeritet do të thotë do t'u shpalosim atyre një program me propozimet jetike. Dhe detyra jonë është të shpalosim ofertën më të mirë të mundshme ku përfshihet programi dhe ekipi, por që është e drejta dhe detyra e tyre për të zgjedhur për veten e tyre dhe familjet e tyre.

Natyrisht një qeveri pasi vodhi fondet që vet kishte ndarë për subvencione, vodhi edhe fondet që kishin sjell europianët, nuk ka çfarë përgjigje të japë. Por ne do të ecim përpara me propozimin tonë për një skemë subvencionesh prej të paktën 200 milionë euro në vit bazuar mbi parimin: paraja ndjek fermerin. Prodhimet e fermerit apo të fermerëve, qofshin këto bujqësore apo blegtorale apo nëndegët e tjera që janë peshkimi, bletaria, e gjithçka tjetër, prodhimet do të indeksohen dhe subvencionet nuk do të mungojnë për çdo prodhim bujqësor, pa krijuar gryka shishesh, artificialitete që si e si mos të jepet subvencioni. Kolona e dytë ka të bëjë me infrastrukturën. 1,3 miliardë euro ka planifikuar Edi Rama të harxhojë për infrastrukturën këtë vit, për investime kapitale jo për infrastrukturë se një pjesë e madhe nuk dinë se ku do të shkojnë. Nuk do të shkojnë për qytetarët, por do të shkojnë aty ku edhe një herë detyra kryesore është që SPAK-u të mos i lërë të shkojnë dhe në vend që paratë të shkojnë aty, të shkojnë autorët e këtyre vjedhjeve prapa hekurave”, tha Basha.

Ai u ndal edhe tek propozimit e PD për Reformën Zgjedhore, nga listat e hapura, një zonë zgjedhore, votimi dhe numërimi elektronik dhe vota e emigrantëve.

"Le të mos jenë politikanët pjesë e një klubi të privilegjuar i cili është produkt i listave të mbyllura dhe të kontrolluara nga kryetarët e partive. Le t'ia kthejmë pas 16 vitesh dhe 4 palë zgjedhjesh njëra më keq se tjetra qytetarëve shqiptarë atë që u morëm me ndryshimet kushtetuese Berisha-Rama të vitit 2008, të drejtën për të zgjedhur drejtpërdrejtë që do t'i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Ky është qëllimi dhe kuptimi i propoyimit tonë për listat e hapura, në mënyrë që qytetarët e këtij vendi me votën e tyre të mos zgjedhin thjesht logon pas të cilës rreshtohen dhe pastaj i pari i kësaj logo të zgjedhi se kush do të hyjë në parlament. Por të zgjedhin realisht njeriun që do t'i përfaqësojë në parlament. Vettingu i politikanëve, listat e hapura, barazia e votës, votimi dhe numërimi elektronik, barazia e votës dhe vota për gjysmën e Shqipërisë jashtë Shqipërisë, janë një paketë e vetme e PD ku nuk ka asnjë rresht asnjë fjalë të mbrojmë interesat e ngushta partiake, por gjithçka është bërë me një synim madhor dhe kombëtar në mendje që është, të jemi në shërbim të qytetarëve dhe t'i kthejmë Shqipërisë një demokraci funksionuese, e t'i kthejmë një politikë me fytyrë njerëzore", u shpreh Basha.

Ora 13:55
Deklaratat e Ahmetajt, Basha: Të zhytur të gjithë bashkë në korrupsion! Dje e kishin drejtësinë në xhep, sot i janë përveshur SPAK-ut

Kreu i PD, Lulzim Basha nga Dimali ka komentuar deklaratat e Arben Ahmetajt për kryeministrin Edi Rama. Basha tha se tregoi me gisht se ai dhe Veliajt dhe sipas tij kjo tregoi se të gjithë janë të zhytyr në korrupsion. Në fjalën e tij, Basha tha kjo tregon përse po sulmohet SPAK.

“Meraku që kanë është një ofensivë ndaj SPAK për ta kërcënuar, intimiduar. Kjo është e kuptueshme se s’kanë kaluar as 10 ditë që kur zv.kryeministri tregoi me gisht Ramën e Veliaj si bashkëpronar dhe përfitues të skemës më korruptive, afera e inceneratorëve. Kjo tregoi që janë të gjithë bashkë të zhytur në korrupsion. Kjo tregon pse i janë përveshur SPAK dhe drejtësisë se kanë frikë. Deri para ca kohësh i kishin në xhep prokurorë e gjyqtarë, hetimet përfundon në asgjë apo nuk çelshin fare. Frika e të paprekshmeve nga drejtësia është edhe produkti i parë i reformës në drejtësi”, tha Basha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 11/02/2024 16:21

    O karagjoz i lindur

    Përgjigju
  • Moçalisti: 11/02/2024 14:53

    Dhe ti nga moçali dole. Je bërë baltë.

    Përgjigju
  • Askushi: 11/02/2024 13:55

    Hahahah ky eshte nastradin.je granate e vonomu miko.tka ik treni me kohe

    Përgjigju
  • xXx: 11/02/2024 13:51

    Po ky analfabeti shpetoi me proçedure...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë