Basha në festën e PD-së në Lezhë: 2024 vit përcaktues për të rikthyer pushtetin politik tek qytetarët

3% e shqiptareve kontrollojnë qarkullimin e parasë formale dhe informale dhe ky përqendrim ekonomik është dhe politik i bej qeverie që ka harruar detyrimet e veta kushtetuese, duke i popullit çdo liri.

Kështu u shpreh nga Lezha kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar në 33-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në këtë qytet.

Në fjalën e tij para të pranishmeve Basha tha se 2024 është një vit përcaktues për të rikthyer pushtetin politik qytetareve dhe konkurrencën në ekonomi dhe demokracia rikthehet përmes fuqisë së votës, siç janë listat e hapura, vetingu në politike dhe vota e diasporës.

Teksa falenderoi të gjithë themeluesit dhe kontributoret në Partinë Demokratike ndër vite, drejtuesja e kësaj force politike në Lezhë Alfrida Marku, tha se çdo vendim politik i fortë ju shërben të gjithëve për një të ardhme më të sigurtë në këtë parti.

33-vjetorin i krijimit të Partisë Demokratike në Lezhë, bëri bashkë themelues, anëtare dhe simpatizant të kësaj force politike.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 13/01/2024 10:59

    Kto te gjith kan bere pasuri me Berishen…tani bejne sikur s’e njohin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale