Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi këtë të shtunë zonat e përmbytura në Fushë-Krujë, ku kërkoi ndërhyrje urgjente nga qeveria.

Basha ishte brenda në Fushë-Krujë, ku janë përmbytur dy lagje, në fshatin Bilaj dhe në Hasan, ku banorët kanë 24 orë pa ushqime.

Ai konstatoi se atje janë me qindra familje pa asnjë ndihmë nga shteti prej të paktën dy ditësh dhe, edhe pse niveli i ujit ka rënë, situata mbetet e vështirë.

Nga ana e tyre, banorët i thanë Bashës se mesnatën e mbrëmshme kryeministri qëndroi fare pak minuta në autostradë dhe nuk i takoi të përmbyturit. Nisur nga ky denoncim, Basha i kërkoi Ramës të shkojë pranë njerëzve dhe t’i ndihmojë ata me ushqime, veshje dhe strehim.

“Të bëjmë çdo perpjekje për të shpëtuar njerëzit. Kjo është e para. Pastaj të gjithë përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi”, deklaroi Basha.

Në Fushë-Krujë Basha përfitoi nga rasti të falenderojë të gjithë ata funksionarë shtetërorë që po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetën e njerëzve.

“Edhe atyre njerëzve që kanë bërë sakrificë, ushtarë dhe policë, u jam shumë mirënjohës. Se ata janë duke u përballur me rrezikun. I falenderoj nga zemra”, tha Basha. 

basha bilaj
  (Basha në takim me banorët në fshatin Bilaj të Fushë Krujës)
basha

  (Basha në takim me banorët në fshatin Bilaj të Fushë Krujës)
basha
    (Basha në takim me banorët në fshatin Bilaj të Fushë Krujës)
 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com