TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ndryshimi i pr/buxhetit 2013 me një akt normativ është një minë me sahat dhe kërkon që ai të tërhiqet. 
 
“Sot i akuzoj për paligjshmëri. Akti normativ i ndryshimit të buxhetit është i paligjshëm. Rishikimi i buxhetit 2013 është ëndrra më e keqe që kjo qeveri i ofron shqiptarëve.
Është minë  me sahat kundër stabilitetit financiar dhe më gjerë, është rruga e rrokullisjes drejt recensionit dhe formula e përgatitjes së krizës Rama.”- tha Basha në fjalën para gazetarëve, para se të niste mbledhja me dyer të mbyllura e grupit PD.

Sipas Bashës akti normativ mbështet “një rënie drastike pa asnjë logjikë ekonomike të të ardhurave të mbledhura dhe të thellimit me kazëm të broxhit publik”
 
“U çorrën kundër borxhit publik edhe pse e menaxhuam me stabilitet pa rrezikuar daljen nga kontrolli. Dhanë alarme të rreme dhe e paraqitën si gogol, dhe mbodhën gënjeshtra se do të plasë sot e nesër dhe me të ardhur në pushtet këtij gogoli do i vënë frenat. Tani do të marrin 3 herë më shumë afro 40 miliardë lekë apo 400 milonë  dollarë. Në 8 muaj qeverisja  e PD-së mori 35.7 mld lekë borxh, 40 miliardë lekë duan të marrin këta në tre muaj.”- nënvizoi Basha.

“U çorrën kundër korrupsionit evazionit dhe keqmenaxhimit të financave. Tani që kanë ardhur në pushtet duhan të ligjërojnë me akt normativ një krim financiar për mos mbledhjen e të ardhurave. Parashikojnë të mbledhin 18 milionë më pak se plani”- vazhdoi më tej Basha duke shtuar se “Kësaj i thonë të të zërë mallkimi i gënjeshtrave që i ke bërë popullit për të marrë votat”

Basha tha se qeveri Rama ka braktisur premtimet e fushatës siç e kishte parashikuar PD dhe se është hera e parë që një qeveri heq dorë nga mbledhja e taksave dhe tatimeve.

“Ndryshimi i buxhetit nuk ishte i domosdoshëm. Deputetët i kanë demonstruar dhe do të vijnë të demonstrojmë. Rezervojmë kritikën më të thellë që pritet të përkeqësojë treguesit ekonomik të vendit dh cënon jetën e çdo shqiptari.  Ky ndryshim buxheti është i paligjshëm. Qeveria mund të marrë hua të financojë investime publike por jot ë marrë borxh për rrogat dhe të mbulojë shpenzimet operative. Paligjshëmria po bëhet simotër e mazhorancës Rama-Meta. Parimi i sundimit të ligjit po zëvendësohet nga sumdimi i ramës. Po dëshmojnë se nuk qeverisnin dot me ligj”- tha kryetari i PD-së

Para deputetëve të PD-së Basha tha se shpresa e vetme e Ramës është për t’i hedhur hi syve të publikut dhe spekullimeve të paraqitjes me ngjyra të errëta të ekonomisë që la qeveria demokratike.

“Nuk do lejojmë që të përgatisin vitin zero. Sot i akuzoj për paligjshmëri. Nuk është parë ndonjëherë që qeveria pretendon të dalë nga kriza duke e thelluar atë- tha Basha duke i bërë apel PD-së opozitës medias së lirë e shoqërisë civile të jetë në këmbë për të parë se ku duhet të përfundojë shuma e parave që nuk do të mblidhet nga taksat.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)