Nga Kavaja dhe Rrogozhina ku zhvilloi një sërë takimesh në kuadër të turit elektoral, kryedemokrati Lulzim Basha, u bëri apel qytetarve që më votë të lirë të ndalin keqqeverisjen.

Në këto takime Basha u njoh nga afër edhe me shqetësimet e banorëve duke siguruar se kandidatët e djathtë do ti japin këtyre probleme zgjidhjen e duhur. 

Basha u ndal te probleme si papunësia, largimi nga skema e ndihmës ekomomike të familjeve të varfra rritja e çmimit të energjisë dhe mashtrimi për kompensimin e saj. 

Lideri i opozitës u rikujtoi banorëve se sipas tij, Edi Rama dhe Ilir Meta po qeverisin në kurriz të shqiptarëve.

Ai u kërkoi banorëvë të votojnë kandidatët e opozitës për më shumë shërbim, punësim, dhe dinjitet. 

Redaksia oNLINE
(al.h/shqiptarja.com)