Basha në Kurbin: Rama me grabitqarët po plaçkitin Shqipërinë, PD-ja ka detyrë të bëjë programin

Basha në Kurbin: Rama me grabitqarët po plaçkitin Shqipërinë, PD-ja ka detyrë të bëjë programin

Lideri i opozitës, Lulzim Basha gjatë turit të tij elektoral  në degët e PD-së në rrethe, u ndal në Kurbin, ku u shprehu demokratëve mirënjohjen për refuzimin sipas tij të 30 Qershorit, 'duke krijuar shumicën absolute 'Rama ik''. Ai tha se varfëria, papunësia, mungesa e mundësive në jetë, vjen prej grabitjes dhe plaçkitjes që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht hajdutësh.

Kjo shumicë absolute është në radhë të parë, treguesi i vetëdijësimit të njerëzve se 30 qershori nuk bëhej për ta, por bëhej për Edi Ramën dhe një grusht banditësh dhe oligarkësh me të cilët sundon qeverinë. Po të heqim pjesëtarët e administratës, të cilët u sollën me forcë në proces dhe lanë në fletëvotime dëshmitë “më detyruan”, del se as 1 në 3 socialistë nuk u bë pjesë e kësaj farse. 1 në 3 familje nuk mbyll dot muajin, me shpenzimet për ushqimet bazë. Papunësia ka arritur në shifra rekord dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten.

Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. E gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë nuk punësojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëve në bashkëpunim me Edi Ramën. Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë: ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje special dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë".

Lulzim Basha theksoi se refuzimi i Edi Ramës nuk do të kishte këto përmasa pa vendimet kurajoze të opozitës për përballje dhe djegien e mandateve, vendime që sipas tij vranë frikën dhe zgjuan shpresën tek qytetarët.  “30 qershori është refuzim i Edi Ramës, është thirrje për ndryshim. Kjo thirrje i drejtohet para së gjithash Partisë Demokratike. PD ka përgjegjësinë t’i njohë shqiptarët, pa u lodhur, çdo ditë, me vizionin dhe programin e PD. Refuzimi kombëtar i 30 qershorit është një përgjegjësi e madhe për ne, për ta kthyer këtë bashkim popullor në energjinë e ndryshimit politik dhe ekonomik që kërkon çdo shqiptar" theksoi lideri i opozitës në takimin me strukturat drejtuese të PD në Kurbin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 21/07/2019 20:31

    O Lul mos fole shume se flet budalliqe,ti e di qe je alergjik nga vapa.

    Përgjigju
  • Geri: 21/07/2019 16:09

    Duhet me cdo kusht protesta te fuqishme per rrezimin e Rames DHE MBAS RREZIMIT VIJNE TE GJITHA ZGJEDHJE TE LIRA ELEMINIMI I FUKARALLEKUT DHE KORRUPSIONIT E HAJDUTERISE SHPRESOJME KTHESEN E MADHE

    Përgjigju
  • Luli: 21/07/2019 08:14

    E PO ME BUDALL BURR NUK KAM PAR

    Përgjigju
  • edi: 21/07/2019 07:31

    Ku late gje ju maloket nga Tropoja e Dibra per te vjedhur te Berisha Meta ,Lulushi ,Mon-ika ,sebashku keni vjellur aq sa nuk mbeti gje ne token Shqipetare .Sot ti kukuvajke burre m??i ,kap femijet e botes ,duke u ankuar se Rama ju volli gjithcka ,Po babes dhe nenes gjyshes dhe gjyshes se asaj vogelushes Ai the se ti i volle ato kur ishe ne detyra te ndryshme ne Qeverine e pa kontrolluar te Berishes ,Metes dhe Lulushi vete ,Kapesh nga gishtat e kembes sot Po dje apo u harrua Nje cope idiot pa shkolle dhe Dipllome ,thua jam Europian ,Amerikan Gjerman Frances TI JE NJE COPE I DHIER RUSI -RUSI Kusuret dhe vertetesine do ta marresh shume shpejt

    Përgjigju
  • Slush poci: 21/07/2019 07:05

    Per mendimin tim the qe ti lulo duhet te jesh Kryminister Ilir minister dretesijet monika ministere e ekonomie sala president Nardi noka minister rendit edhe keshtu e mori lumi jete vend

    Përgjigju
  • Cubi: 21/07/2019 06:35

    Shyqyr qe e kemi kete ROJEN e shqiperis !!!!!!!!!!! Ky eshte i shquar per kete pun.Ky eshte hajduti dhe krimineli me i madh me fakte ne dite me diell. Ka guximin e flet ky.Si ky popull esht kaq indifferente?????????????????????????? E vjen nje dit qe keto tallen me dinjitetin e ketij populli pa te keq fare,a thua se keta u dogjen per shqiperin Edhe njeri sja perplas ne fytyre maskaraden e tij.

    Përgjigju
  • Shoku me kostum doku: 21/07/2019 00:07

    Ti Geri ideolog utopik Ala ke ura ti e shoket e tu Ramen mund ta hiqni VETEM me zgjedhje o demokrat qe nuk di as A - ne e demokracise ,me protesta vetem po te ngrihet populli jo militantet e pd Po te vazhdoni me keto mend nuk kini per te pare pushtet me sy

    Përgjigju
  • Miku: 20/07/2019 23:59

    KY palluqe eshte fare budalla kur thote qe PDka per detyre te beje programin Ha ha haaaaaaa Pse se ke bere deri tani ???!! pra e pranon qe shkon kuturum Kush te ka penguar deri tani qe u kujtove sot ??? Ti je komplet humbameno ,por nuk e Di cpresin demokratet qe nuk te heqin nje ore e me pare. Degjo Lulush mos te beje mendja hyqem se mund te behesh K minister ,ty nuk te votojne te tute jo te tjeret, por do besh mire te besh valixhet gati per ne Hollande e ver ne pune ate diplomen qe as ti vete nuk e Di ku e ke marre Yyyyyyy ja bere jashte mase I neveritur

    Përgjigju
  • Roza: 20/07/2019 21:21

    I lodhe njerezit menprotesta e zvarrite popullin genje genje po ske asnje intelekt te jesh kryetar. Ik rri kamarjer me Hollande e leri Te mencurit Te pa korruptuarit Te vijne be PD

    Përgjigju
  • Geri: 20/07/2019 20:43

    DUHEN PROTESTA CDO JAVE SI E VETMJA MENYRE PER TE DALE NGA KRIMINALITETI DHE VARFERIJA QE KA FUTUR RAMA KETE VEND

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Pjesëmarrje e ulët te Zogu i Zi, policia orienton drejtuesit e automjeteve të kalojnë në rrugë dytësore

Protesta e PD-së/ Pjesëmarrje e ulët te Zogu i Zi, policia orienton drejtuesit e automjeteve të kalojnë në rrugë dytësore