TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon se kryeministri Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit.
“Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit. Bashkëpunëtori i bandës kriminale të Avdylajve, liruesi nga burgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të krimit në Durrës, duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që që duhet ta dërgonin në burg”, shkruan Basha në rrjetet sociale.
Sipas tij drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes.
“Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale. Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg. Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë. Çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri është domosdoshmëri për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin e vendit”, shkruan më tej Basha.
Dje Gjykata e Durrësit i dha mandatin kryebashkiakes Valbona Sako, me një vendim pas atij të gjyqtares Mimoza Margjeka që refuzoi t'i japë vërtetimin e mandatit të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Vendimi u dha nga gjyqtari Shpëtim Reka, pasi Partia Socialiste shfrytëzoi hapësirën ligjore për të bërë një tjetër kërkesë, këtë radhë jo nga kandidatja, por nga vetë Partia Socialiste si subjekt politik, kryetar i së cilës është Edi Rama.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3483
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë, marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e bujqësisë dhe financave
14 Janar, 17:07
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
14 Janar, 15:06
-
Reshjet e dëborës në vend, Rama: Borëpastrueset në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa
14 Janar, 13:04
-
‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet
14 Janar, 12:34
-
‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria, Rama: Do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 mln shikues
14 Janar, 08:34
-
Dy atentatet, Basha: Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për t’i rikthyer autoritetin uniformave blu
14 Janar, 08:19
-
Ylli Pata: Efekti politik i kundërsulmit total të Edi Ramës
14 Janar, 07:57
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
13 Janar, 13:47