Basha: Në listat e PS njerëz të botës së krimit! SHBA-BE të flasin sot jo pas zgjedhjeve

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar se në listat e kandidatëve për deputet të PS-së ka persona të lidhur me botën e krimit, dhe i ka bërë thirrje SHBA-BE të flasin tani, jo pas zgjedhjeve. Basha tha se qeveria e Ramës është kthyer në një armike të integrimit, e që sipas tij, kjo do të gjejë një zgjidhje me ardhjen e opozitës në pushtet.

"Ne jemi ato që detyruam Ramën që të votojnë ligjin e dekriminalizimit, por ky ligj duhet zbatuar, sot ka prap persona me të zeza, përfaqësues të bosëve të drogës, BE dhe SHBA të flas sot, jo pas zgjedhjeve. Kjo qeveri nuk ka transparencë, kjo e ka vendosur opozitën në konflikt me këtë qeveri se është kthyer në një armike të integrimit në BE, nesër nuk ka mision më hyjnor sesa të përfundojë një nga shtyllat që u themelua, integrimin në BE. Do të bëjmë gjithçka që të plotësojmë kushtet dhe të hapin negociatat", tha Basha.

Duke folur si kryeministri i ardhshëm, Basha tha se do i shtrijë dorën PS-së në opozitë për të arritur integrimin në BE.

"PS në opozitë e çliruar nga kthetrat e krimit që diktojnë listën, shpresoj që të jetë bashkëpunuese dhe do i shtrijë dorën në këtë mision, të arritjes së ëndrrës së të gjithë shqiptarëve", tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Basha takim me Forumin për Perspektivat për të Ardhmen Europiane: PD e ka mision hyjnor integrimin! Zgjedhjet e 25 prillit janë luftë për demokraci

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me ‘Forumin Perspektivat për një të Ardhme Europiane’. Kreu i PD-së Basha shpalosi sipas tij planin për të çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europin. Sipas Bashës kjo gjë arrihet së pari duke përmirësuar jetën e shqiptarëve. Kreu i PD-së u ndal tek zhvillimi i zgjedhjeve të 25 prillit, ku theksoi se këto nuk janë vetëm një palë zgjedhje, por janë një luftë për demokracinë.

Ndër të tjera Basha nënvizoi se është mision hyjnor i PD-së që nga krijimi i saj në 1990, që të përmbushin ëndrrën drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjithashtu kreu i PD shtoi se fillimi i negociatave pёr anëtarësim ёshtё përparësia mё urgjente me rendësi ekzistenciale dhe strategjike pёr vendin. Sakaq Basha tha po ashtu se do të zbatojnë dhe do të fuqizojmë legjislacionin anti-mafia për ta bërë të pamundur që të jetë kaq lehtësisht te kontrollueshme nga krimi i organizuar në të gjitha instancat, investimet private dhe ato prokurimet publike.

‘Një nga prioritetet tona do të jetë një paketë e re ligjore dhe zbatimi i saj tërësor nën mbikëqyrjen europiane dhe me mbështetjen dhe  bashkëpunimin më të madh të mundshëm me partnerët europiane.’- tha më tej kreu i PD-së.

‘Unë besoj dhe shpresoj që për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve ne duhet të përshpejtojmë dhe të garantojmë rrugëtimin e sigurt drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Unë e di dhe koha ka provuar që kjo është një detyrë e vështirë, ka shumë sfida përballë nesh. Sundimi i ligjit duhet të kthehet në vend. Ne duhet të nisim një luftë të vërtetë dhe një përpjekje kombëtare të vërtetë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve. Kjo nuk ka ndodhur gjatë 8 viteve të shkuara. Qeveria nën drejtimin tim do të drejtojë këto përpjekje me buxhete madhore me rritjen e forcave të sigurisë me përdorimin e teknologjisë dhe me bashkëpunimin më të ngushtë të mundur me  vendet e Bashkimit Evropian dhe partnerët tanë strategjikë në mënyrë që të sigurojmë eliminimin e plotë të krimit në Shqipëri.Kёtё nuk janë vetёm njё parё zgjedhje por ёshtё njё lufta pёr demokraci. A do tё jetë Shqipёria nё anën e gabuar tё njё përdhe tё re tё hekurt qё po ndan shoqëritë midis atyre qё mund tё mbajmё zgjedhje tё lira dhe tё drejta apo muri i korrupsionit, i krimit nga ata persona qё janë nё fuqi do ta vendos Shqipërinë nё anën e gabuar tё kësaj përdheje tё hekurt ku ka njё vijueshmëri tё sundimit jo demokratik qё nuk respekton votën e qytetarëve. Jam plot besim siç shoh çdo ditё shpresën dhe optimizmin dhe dëshiron e njerëzve pёr ndryshim se Partia demokratike e Shqipërisë ka lindur pёr tё mishëruar kёtё ndryshim. Ne kemi pasur shumë sfida, kemi tejkaluar shumë sfida.

Çdo arritje e madhe e kësaj shoqërie ёshtё arritur nёnё drejtimin tonё qё nga aderimi nё Kёshilli e Europës, nё nënshkrimin e Marrëveshjes sё Stabilizim Asocimit, nga ftesa dhe anëtarësia nё NATO dhe lëvizja pa viza e shqiptarëve nё zonën Schengen. Ёshtё misioni ynë hyjnor qё tё arrijmë tё përmbushim ёndrrёn pёr tё cilën u krijua Partia Demokratike nё vitin e errët 1990, ndërkohë qё rrezohej sundimi komunist mё i fuqishëm nё Europë. Fillimi i negociatave pёr anëtarësim ёshtё përparësia jonë mё urgjente me rendësi ekzistenciale dhe strategjike pёr vendin. Progresi pёrmbajtёsorё dhe thelbësor ёshtё dhe mund tё jetë vetёm rezultat i reformave tё përshpejtuara dhe tё thella qё do tё ndikojnë pjesë e qytetarëve shqiptarë dhe qё do tё jenë tё gjurmueshme lehtë nga tё gjithё palët. Stafi i kualifikuar do të jetë pjesë e kësaj agjencie, e cila do të menaxhojë dhe do të shqyrtojë të gjitha kontratat shtetërore për ti dhënë fund praktikave të tmerrshme që e kanë lënë vendin pa dhe një investim të rëndësishëm strategjik nga Europa dhe SHBA në këto 8 vitet e fundit dhe ka tërhequr dyshime nga aktorë ofshore që po kapërdinë dhe po thithin dhe po rrisin borxhin tonë publikë kombëtarë. Do të zbatojmë dhe do të fuqizojmë legjislacionin anti-mafia për ta bërë të pamundur që të jetë kaq lehtësisht te kontrollueshme nga krimi i organizuar në të gjitha instancat, investimet private dhe ato prokurimet publike.

Ndërmend tani raportin e Departamentit të Shtetit për pastrimin e parave që ishte i ashpër por i vërtetë, që tregon dështimin e Shqipërisë për shkak të korrupsionit në të gjitha nivelet dhe se pastrimi i parave është bërë një problem ekzistencial për sigurinë tonë dhe begatinë, prosperitetin tonë. Kjo është arsyeja sepse një nga prioritetet tona do të jetë një paketë e re ligjore dhe zbatimi i saj tërësor nën mbikëqyrjen europiane dhe me mbështetjen dhe  bashkëpunimin më të madh të mundshëm me partnerët europiane. Pjesëmarrës të nderuar, sfidat dhe sprovat që janë përpara nesh janë vërtet të mëdha, por po kaq i madh është dhe potenciali i vendit tonë.'- tha Basha.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali Kerma: 10/03/2021 18:53

    Ik o klloun, leter higjenike e berishajve

    Përgjigju
  • O tej: 10/03/2021 16:50

    Po ti je kriminel ke vrare 4 veta me 21 janar i duart te lyer me gjek ke vjedhur 239 milion euro ne rrugen e Kombit o hajfut ke shitur detin grekeve o hajdut

    Përgjigju
  • Like: 10/03/2021 16:28

    O lulke e harrove krimin tende qe vrave kater kryetare familje, burra te pafajshem ne mes te dites e perpara kryeministrise se babait tend salqeni. Harrove qe po rriten femije jetim. E mira per Shqiptaret dhe Shqiperine do te ishte qe ti dhe gjithe te tjeter si puna jote te zhdukeni nga faqa e dheut. Fare e soj e qelbur

    Përgjigju
  • Thanoja: 10/03/2021 15:25

    Kush flet qe ky eshte i inkriminuar vet. Po ata te ps kan goje ajo. Qe te flas ky per pasterti ka marr fund cdo gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Varkave të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Varkave të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg