Apeli e la pa vulën e PD, Basha në Report Tv: Vendimi skandaloz! Berisha të bëj hap pas, po mban peng opozitën për ankthet e veta personale

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin 'Studio Live' në Report Tv e ka cilësuar si skandaloz vendimin e gjykatës së Apelit, për vulën e PD. Sipas tij, arsyeja është se la në fuqi vendimin e Zhukrit, gjyqtar ky që është shkarkuar nga Vettingu dhe e dyta sepse një grup njerëzisht kontestuan kryetarin në parti, ndërsa kryetari nuk paska të drejtë të përfaqësohet në gjykatë. Për këtë tha Basha për gazetrain Arbër Hitaj, do të ndiqet rruga ligjore.

“Këto janë dëshirat e atyre që provohen në gabim sa herë që shpërndajnë këto gënjeshtra, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aty, kanë qenë në tre vitet e fundit në raport me situatën e brendshme të Partisë Demokratike dhe për këtë mjafton njoftimi i përsëritur zyrtar i cili e thotë fare qartë: qëndrimi në raport me zotin Berisha, qëndrimi në raport me ata që bashkëpunojnë me non gratat, qëndrimi në raport me forcave euroatlantike, mbështetjen ndaj forcave euroatlantike dhe natyrisht që për ta korrupsioni nuk është thjesht një problem, por është një aspekt i sigurisë së tyre kombëtare. Korrupsioni kudo pra, në veçanti në vendet aleate, trajtohet si një problem i sigurisë kombëtare të SHBA.

Ndërsa në raport me mua, me Partinë Demokratike, me shqiptarët, pyetja që shtrohet është që si ka mundësi që pasi gjykata e lartë, meqë më pyete për vendimin, është një vendim skandaloz. Ne sigurisht do t’i përmbahemi mosetiketimit të gjyqtarëve siç e kanë zakon kundërshtarët tanë madje dhe para gjyqit. Pse është skandaloz? Ka mbajtur në fuqi vendimin e një gjyqtari tashmë të shkarkuar nga Vettingu, Zhukrit të famshëm, i cili me dy fjalë shqiptarëve u thotë që kur një grup njerëzish kontestojnë kryetarin e partisë në parti, kryetari nuk ka të drejtë të përfaqësohet në gjykatë. E kuptoni sa paradoksale është. Pra, për ta çuar tek shqiptarët, kur dikush të futet në shtëpi dhe të thotë ti nuk je i zoti i shtëpisë dhe jam unë i zoti i shtëpisë, ti që je ulur në atë shtëpi nuk ke të drejtë të shkosh as në gjykatë, të përfaqësohesh në gjykatë. Pra, qartësisht kjo është ajo që quhet një spërdredhje, një manipulim skandaloz i ligjit. Ne do ndjekim rrugën që kemi paralajmëruar” – tha Basha.

Basha përsëriti sërish se Berisha duhet të bëjë një hap pas pasi po mban peng opozitën për ankthet e veta personale. Basha më tej tha se situata politika është kthyer në trajtat e një loje, ku protagonistët janë kryeministri dhe ish kryeministri. Sipas tij, kryeministri ndihmon ish kryeministrin që të jetë faktori kryesor në opozitë dhe kështu Rama qeverisë i pashqetësuar.

“Kjo tashmë ka marrë trajtat e një loje. Një loje e dy protagonistëve tashmë, kryeministrin dhe ish kryeministrin. Kryeministri nuk ka asgjë çfarë t’u thotë shqiptarëve, ndaj ka krijuar këtë mekanizëm, ka investuar në këtë mekanitzëm gjithçka.  Mos të harrojmë mbështetjen që i ka dhënë zoti Berisha që nga 2021 e deri tani, sallat e kryetarëve të bashkive socialistë, mbështetjen e oligarkëve shqiptarë, mbështetjen e mediave aty ku i kontrollon ai, Jo se i ha barku për Sali Berishën, por duke e mbajtur Sali Berishën në diskursin e vetëm në opozitën shqiptare, ai siguron fare qetësisht vazhdimësinë e pushtetit të tij dhe të pushtetit dhe pushtetin e tij të patrazuar. Njerëzit kanë nevojë që opozita t’iu flasë për hallet dhe problemet e tyre, kanë nevojë jo vetëm t’u ngrejë zërin, por t’iu ofrojë alternativë dhe zgjidhje. Në vend të kësaj, me ndihmën e Sali Berishës, Edi Rama e mban debatin aty dhe vetëm aty. Njerëzit kanë nevojë për alternativë dhe zgjidhje. Me ndihmën e Berishës, Rama e mban debatin aty. Berisha mjaftohet të njihet nga Rama si kundër part. Vijon prej 2008” – u shpreh Basha.

Më tej Basha tha se qytetarët kanë nevojë për alternativë dhe zgjidhje dhe për këtë programi i PD i shpalosur në 1 qershor, i cili në qendër të tij ka mbështetjen për SPAK dhe drejtësiëë. 

“Më 1 qershor shpalosëm alternativën duke kthyer PD në qëndrën e djathtë. Programi ynë antikorrupsion, e vetmja forcë që mbështet SPAK dhe drejtësinë. Kthimi i KLSH në një gjykatë auditi me vendime ekzekutive. Me krijimin e njësisë për kthimin e pasurisë së vjedhura shqiptarëve. Në vend që të flasim për problemet ne flasim nga mëngjesi në darkë për Berishën. Gjykata ka folur, ne nuk kemi luftë për logo, karrige, vulë. Dikush tjetër ka këtë luftë, sepse nuk ka për ça të luftojë tjetër, për të mbrojtur familjen. Edi Ramën e mban në lojë kjo tango për Sali Berishën. Pse të mos më pyesësh për programin tonë. Sepse debatin publik Rama me ndihmën e Berishës do ta mbajë te kjo tango, vula logo.  Nuk ka shpresë për të ardhmen e shqiptarëve. Debatin e logos e kemi refuzuar para 11 qershorit, e refuzojmë sot” – tha Basha.

Basha shuan çdo shpresë për bashkëpunim teksa PD sot po trajtohet si strehë për problemet e çdo kujt. Molotovët drejt Bashkisë së Tiranës, për Lulzim Bashën janë protesta me autorizim nga pazari politik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Euro 2024/ Basha tregon për kë do të bëjë tifo nëse eliminohet kombëtarja! S’është Holanda

 

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ ka treguar se më kë bën tifo pas kombëtares shqiptare në Euro 2024.

‘Shqipërinë, atëherë më pyet më kë do bëj tifo me kombëtaren. Nuk duhet të dorëzojmë shpresën që Shqipëria të dalë nga grupi. Mendoj së gjithë këto dekada ka qenë tifozeria kuq e zi. Energjia që ata përçojnë emocioni që përcjellin është

Shqipëri-Holandë as që diskutohet Shqipëria që të çuditesh Holanda është në fund të listës. Jam tifoz që i vogël me Gjermaninë dhe ju i dini si i kemi punët me Holandën.’- tha Basha për gazetarin Arbër Hitaj.

Ora 17:56
Pse nuk je treguar më i ashpër me Berishën? Përgjigjet Basha: Politika nuk është tifozeri! Ata që shprehen kështu janë tutkunë

 

Lulzim Basha në Studio Live iu përgjigj pyetjes së Arbër Hitaj se pse nuk është treguar më i ashpër ndaj Sali Berishës ashtu siç ka bërë ndaj tij ish-kryeministri.

'E para punës, këta që flasin qesim, vendimin për Berishën e kam marrë unë. Këta nuk e kuptojnë që debati publik bëhet për vlera parime, jo për personat. Trajtimi i politikës si tifozeri pa kushte, kurse politika nuk është tifozeri , ndryshe i ke thënë trurit mirupafshim. Debati duhet të jetë mbi çështje, jo për persona. Për Berishën jam shprehur me vendim. Nëse debati mendojnë ata duhet të ishte për Berishën, janë tutkunë politikë, ose bëjnë lojën e Ramës që kapital të vetëm politik ka fabulën dhe gogolin e Berishës.'

Ora 17:41
'Bëj protestë më jep vulën', Basha: E di gjithë Tirana, është sy shkelja ndaj Belinda Ballukut, që vazhdo me atë që ka caktuar Rama më 11 qershor

Lulzim Basha tha në Studio Live se protestat e Rithemelimit tek bashkia janë syshkelje ndaj Belinda Ballukut dhe pjesë e marrëveshjes Rama-Berisha.

"Protesta te bashkia është sy shkelja ndaj Belinda Ballukut, që vazhdo me atë që ka caktuar Rama më 11 qershor. E di gjithë Tirana, është syshkelje. Bashkëjetesa Rama Berisha nuk është vetëm vula, është amnistia. Po vjen 1 korriku ku është reforma zgjedhore. Synimi i pazarit është shkatërrimi i SPAK, çimentimi i tranzicionit për 30 vite të ardhshme. Për fat të keq të tyre nuk do ta lëmë Shqipërinë në dorë ne tyre. Do ofrojmë alternativë. Protestat janë një formë, kur janë të sinqerta.

Pse nuk shkojnë të protestojnë te Belinda Balluku, ARRSH po bën kërdinë. Qindra milionë euro shpërdorohen tendera të rrugëve me korrupsionin e KESH, më lidhjet e saj me krimin e organizuar. Sepse sic e dinë të gjithë shqiptarët.  Di gjithë Tirana lidhjet e Ballukut me krimin e organizuar. Siç e dinë shqiptarët dhe demokratët kjo është një protestë me leje, bëj protestën më jep vulën", tha Basha në Report Tv për gazetarin Arbër Hitaj. 

Ora 17:35
A do të bashkëpunonte me Argita Berishën? Ja si përgjigjet Basha

 

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ është pyetur nëse do të mund të bashkëpunonte me Argita Berishën. Duke ju përgjigjur gazetarit Arbër Hitaj, Basha tha se nëse PD shihet si strehë për problemet e çdokujt nuk është alternativë.

‘Bashkëpunimin e kanë mbyllur ata. Nëse PD shihet si strehë për problemet e çdo kujt, nuk është alternativë. Njerëzit e kuptojnë kur dikush ka marrë përsipër. Njerëzit të braktisin duhet ti themi gjërat troç, vijnë më pak protestues dhe më shumë policë. Nuk u vijnë as përfaqësuesit demokratë. Kjo nuk mund të jetë alternativa e shqiptarëve për fat të mirë nuk ka pse të jetë. Ne do të kemi një alternativë që shqiptarët mos të kenë një situatë pa zgjedhje, por të kenë një program të debatuar me ta. Ne nuk do të merremi më vula logoja karrigia, halli ynë është halli i shqiptarëve. Çdo shqiptar dhe çdo shqiptare të ketë mundësinë të zgjedhë. Kjo që shohim sot është idhujtari dhe jo politikë.’- tha Basha.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • spaku: 19/06/2024 14:14

    te fala Erion Isufit... ska njeri me te korruptuar ne Shqiperi se lul basha . Ata gjyqtar qe i hoqen vulen ketij zorraxhiu duhet te shpallen heronj

    Përgjigju
  • luli: 19/06/2024 13:00

    ik blloko bulevardin ti ore se ske gje ne vij mbase ta japin nja 3 muaj qeverin

    Përgjigju
  • Kuqi: 19/06/2024 09:20

    Bello me Mulin po mbajn peng opoziten ne emer te non grates

    Përgjigju
  • Bjeri fyellit: 19/06/2024 03:12

    Partia Pronë Private PPP

    Përgjigju
  • ky ku gjendet?!: 18/06/2024 19:49

    ku hyn ky me pd qe ska njeri qe e do dhe as voten e familjes ska e di vec ty. beriza si nje si 1001 hapa te bej pas, ky ne ate strukture as ka qene as ka lidhje as do kete. Si nuk e kupton , cudi e madhe

    Përgjigju
    • Turi: 18/06/2024 23:24

      Po me mire ky qe e thot troc sesa ai bellua faqepetulla dhe muli kokmodhi qe xhepat e veta kane fry ne kurriz te popullit. Ky po ta thot troc, po si gjithe sahanlepirsat do e kuptojn qe pulitikat i bejn amerikant dhe europjanet e jo tifozet

  • Turi: 18/06/2024 18:52

    Keto partite jane ber prone familjare dhe nuk lejohet asnje tjeter te qeverise vendin pervec ketyre mbeturinave qe po e shkaterrojne perdite , ne si popull vazhdojme te flem gjume dhe keta vazhdojne te vjedhin dhe shkaterrojne vendin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Policia ndërhyn për t’i shpërndarë, militantët e Berishës përplasen me efektivët te sheshi Willson

Protesta e PD/ Policia ndërhyn për t’i shpërndarë, militantët e Berishës përplasen me efektivët te sheshi Willson