Basha: Në sekret të plotë qeveria po u jep oligarkëve një pjesë të territorit të bazës ushtarake në Sarandë, Meta të investigojë (VIDEO)

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha denoncoi sot se një pjesë e territorit të bazës ushtarake në Sarandë po bëhet gati nga qeveria që t'u jepet oligarkëve. Basha u shpreh se fakti që po bëhet në sekret të plotë cenon sigurinë kombëtare, prandaj i bëri thirrje edhe Presidentit Ilir Meta që të investigojë.

"Në sekret të plotë, është marrë një pjesë e territorit e bazës ushtarake navale të marinës së flotës luftarake detare në Sarandë dhe është bërë gati t'u jepet klientëve të qeverisë. Mbetet të verifikohet se kujt do i jepet, por emrat e përmendur janë të dyshuarit e zakonshëm, pjesë e 5 apo 6 oligarkëve që marrin cdo gjë në këtë vend.

Shpresoj që të jetë një lajm i rremë, në radhë të parë sepse largimi i territoreve nga forcat e armatosura, nuk mund të bëhet në mënyrë sekrete, por transparente se cenon sigurinë kombëtare.

U bëj apel të gjitha institucioneve të sigurisë kombëtare, nga ato ekzekutive deri te komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të investigojnë nëse është e vërtetë që në ditët e tyre të fundit po falin bazat detare oligarkëve për zhvillime klienteliste pa garë.

Ne nuk jemi kundër zhvillimit, zhvillimi ekonomik që sjell mirëqenie është objektivi i qeverisjes sonë, por kjo nuk mund të jetë fitimprurëse deri nuk bëhet transparente" tha Basha gjatë takimit në Divjakë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 36 korriku: 02/07/2020 17:42

    O bashe-ë, po territorin e detit e harrove ti o bullafiq.

    Përgjigju
    • Artani: 02/07/2020 21:21

      Pyetje e veshtire, problemet janë te shumta nuk mund t'i zgjidhim ne. Bashkepunim organizim ska menyre me te mire.

    • Arjani: 02/07/2020 18:54

      e harroi nuk e harroi, puna eshte cbehet sot o bir

  • Fakte: 02/07/2020 16:19

    Nxirr emrat Lul, jo bla bla. Fol me fakte. Fol Lul per te gjitha, jo vetem per ato qe preket interesi jot. Fol per karburantet qe jane monopol, qe nuk lejoni asnje kompani me emer te futet ne tregun shqiptar

    Përgjigju
  • Marina: 02/07/2020 15:10

    Qenke frikesuar o lulush se te iku nga dora? I ben rixha bajlozit meta ta gllaberoje e te marresh ndonje% se gjysmen se jep metua se nuk i dalin llogarite. Lereni shtetin te funksionoje o e te pangopur, u zente corona.

    Përgjigju
  • Konjak: 02/07/2020 14:14

    C'do aset shteteror , eshte i popullit , si i tille nukse duhet te privatizohet fshehtaz . Kryesisht institucionet shtetrore jane ndertuar ne toka private , te pa likujduar nga shteti , prandaj ne rast shitie , nukse duhen anashkaluar pronaret e ligjshem te tokes , ne c'do kohe qofte . Qe keto siperfaqe apo godina mund tju jipen oligarkeve , eshte e mundur , sepse popullin e thjeshte as e ka pyetur , dh e as e pyet kush , pa lere zoterinjte qeveritar qe e din veten -- vet zoti-- , kush mendon se mund te na llogaritin edhe ne ?.Organet qe i heqin te drejtat e pa ligjeruara pushtetit , duhet te veprojne sa s'eshte von .

    Përgjigju
    • Loni: 02/07/2020 16:36

      Dhe ju i besoni brockullat e ketij te ikuri ....me vjen keq per ju me te vertet.....

  • O Bashe: 02/07/2020 13:18

    Na cave tarravolen... ue beree ko**e kandari

    Përgjigju
  • Tosi: 02/07/2020 13:16

    Se shpejti do dale neperka tabakhonja me nje deklarate per kete problem

    Përgjigju
  • meri: 02/07/2020 13:12

    Ky ,o eshte injorant ,o na mer Ne,per te till.Se pari: se nuk je i sigurt se,lajmi eshte apo jo i sigurt,mos.....e jep.Se dyti:Meta nuk eshte Prekuror te bej investigime....

    Përgjigju
  • Solo: 02/07/2020 13:12

    Medet, ky shkruan si i huaj: "territorit e bazës ushtarake navale të marinës së flotës luftarake detare në Sarandë" 1. navale,marinës,detare ka në thelb të njëjtin kuptim 2. ushtarake, luftarake, prap ka të njëjtin kuptim 3. Në asnjë rast përsëritja nuk jep informacion shtesë dhe as nuk e bën qimen tra! Po i lëmë gabimet gramatikore dhe drejtshkrdrejtshkrimore. Përfundimisht, ky ose i ka gjërat rrokopujë në kokë ose i ka rrokopujë në gojë. Ajo zonja Ismaili (Verzivolli) që përgatiti tekstet e provimeve të gjuhës shqipe për maturën do t'a vlerësonte me notën 10. Urra, u bo mu*i kala!

    Përgjigju
  • Hollanda te ka hapur nje vend Pune Si Kamarier .: 02/07/2020 12:18

    Do te ishte me e ndershme ,te kontriboje Si Kamarier ,,se sa me keto Foto qesharake,qe askush nuk te beson.. Turp,,kthe rruge Ndergjegjesohu sa nuk eshte vone..

    Përgjigju
    • Arbëri: 02/07/2020 13:05

      Do ishte mirë të shiqohet se a është e vertet kjo që thotë basha !

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë