Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vazhduar turin e tij drejt Vlorës dhe Komunës së Gjormit. Banorët e qytetit të Vlorës i janë ankuar kryetarit të PD-së për kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetojnë, papunësinë, pamundësinë për të siguruar ushqimet bazë dhe faturat abuzive të energjisë elektrike.
“Rritja e taksave dhe rënia e fuqisë blerëse ka çuar drejt mbylljes shumë biznese të Vlorës”, u shprehën tregtarët.
Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se kjo situatë është rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së taksave, rritjes së paligjshmërisë, rritjes së pandjeshmërisë, faktit që nuk duan t’i dëgjojnë më qytetarët. “Ua morën votën dhe s’duan t’i dëgjojnë më”, deklaroi Basha.
Kryetari i opozitës është njohur edhe me situatën në zonat rurale të qarkut të Vlorës. Rritja e çmimit të naftës, theksuan banorët, ka vështirësuar punimin e tokës, sikundër ata shprehën shqetësimin edhe për mungesën e subvencioneve nga ana e qeverisë.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO