Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në Elbasan se pasoja më tronditëse e aleancës së Edi Ramës me Krimin është emigrimi i më shumë së 100 mijë të rinjve gjatë qeverisjes së tij. Basha u shpreh se duke patur prioritet pasurimin e krimit dhe disa klientëve, që i përdor për të mbajtur pushtetin, Edi Rama ka vrarë shpresën e rinisë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.
“Në vetëm 4 vite janë dyfish prindër që kanë parë gëzimin e jetës së tyre t’u largohet, jo nga qejfi, jo dëshira, jo sepse kështu zgjedhin, por sepse këtu nuk kanë asnjë mundësi. Papunësia është ulur këmbëkryq. 50 biznese në ditë mbyllen, u mbyllën vitin e kaluar dhe vazhdon kjo mbyllje. Por po kështu në shërbimet shëndetësore të cilat janë në kolaps total, në arsim e kudo tjetër”-tha Basha.
Kreu i opozitës tha se Qazim Sejdini është modeli i Aleancës së Edi Ramës me krimin, i cili ka fundosur shtetin ligjor në favor të bandave që sulmojnë policinë, siç ishte rasti i pak kohëve më parë në Elbasan.
“Ato pamje shokuese tregojnë në fakt se ku është shteti i Edi Ramës. Shteti i Edi Ramës nuk janë policët brenda këtyre makinave apo jashtë atyre makinave. Shteti i Edi Ramës janë banditët, është Suel Çela, është Sanxhaktari dhe banditët e tjerë që kanë marrë peng qytetin e Elbasanit përmes kryepadrinos, Qazim Sejdinit”-u shpreh kreu i opozitës.
Lulzim Basha tha se aksioni opozitar që nis më 27 janar me protestën nuk bëhet për interes të ngushtë politik, por për t’i dhënë vendit një qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që punon dhe jep llogari para qytetarëve.
“Ajo që kërkojmë me 27 janar, nuk është për veten tonë, jo, nuk është për të bërë Lulzim Bashën kryeministër. Unë nuk dua të jem një kryeministër i ardhur nga protestë. Unë dua të jem një kryeministër i ardhur nga vota e qytetarëve shqiptarë, bazuar në programin tonë, në zgjidhjet tonë, në vizionin tonë, në vlerat tona”-tha Basha.
“Ora e aleancës tënde me krimin ka marrë fund! Ora e pushtetit tënd të paligjshëm ka marrë fund! Mësoje nga Elbasani, me 27 janar do ta mësosh nga Tirana.”- u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.8%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 325
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Plumbi i artë’ në GJKKO/ ‘700 mijë euro për të ndryshuar dëshminë ndaj Suel Çelës e Gent Sharrës!', Nuredin Dumani i kundërvihet ish-shokëve në gjyq
26 Shkurt, 12:34
-
Dumani zbërthehet: Suel Çela më çonte procesverbale dosjesh në MATRIX! Kam pasur edhe SKY ECC e BQ, i kam dhënë SPAK-ut PIN-et dhe pseudonimet e mia
25 Shkurt, 12:36
-
'Plumbi i artë' në GJKKO/ Diva: Dy deputetët donin vrasjen e Talo Çelës, i dhanë çantën me lekë Dumanit! I penduari: S’është e vërtetë, SPAK-ut i dhashë kodet e mia në Sky dhe Matrix
25 Shkurt, 11:08
-
Dosja 'Toyota Yaris', GJKKO nis gjykimin për ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka
20 Shkurt, 11:44
-
Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës
18 Shkurt, 12:18
-
Klani i Suel Çelës/ Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu pretendon se është e sëmurë, betohen në GJKKO 2 ekspertët mjeko-ligjorë! Javën tjetër ekspertiza
10 Shkurt, 13:26
-
Itali/ U arrestua në Spanjë si pjesë e organizatës së kokainës të 'Klanit Çela', izolohet në qelitë e Breshias 48-vjeçari shqiptar! Tonelata drogë nga Kolumbia dhe Ekuadori
5 Shkurt, 15:33
-
Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore, GJKKO cakton 2 ekspertë
31 Janar, 13:52
-
Dosja 'Toyota Yaris', gjyqtarja Irena Gjoka dorëhiqet nga çështja, shkak konflikti i interesit! Ka gjykuar më parë në GJKKO pasurinë e Suel Çelës
30 Janar, 12:17
-
Berisha tha se banda e Suel Çelës e dhunoi në zyrë, kryebashkiaku i Elbasanit e përgënjeshtron: S'ka mundësi të rrihet një kryetar
17 Janar, 14:50
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Dosja e Suel Çelës/ Apeli i GJKKO-së heq masën e sigurisë për gazetarin Elton Qyno! Artan Hoxha nuk bëri ankimim! Lë në fuqi 'arrestin' për ish gjyqtaren Fetahu
14 Janar, 13:30