Basha nga Korça: E gjithë jeta e Ramës është pazar, ndryshe çmendet ose kërkon 'përça e sundo'

KORÇË- Kryedemokrati Lulzim Basha vijoi akuzat ndaj qeverisë Rama nga Korça, ku u takua me strukturat e PD-së. Ai tha se Rama kërkon pazar dhe kur nuk arriti të realizojë dot pazaret dhe tashmë ka nisur një mision përça e sundo për të shmangur gjykimin e politikanëve. Basha përsëriti edhe njëherë kërkesat e tij për zgjedhje parlamentare dhe vendore në një ditë, nën mbikëqyrjen e një qeverie tranzitore.

“30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor.

Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve

Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit.

Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka Pazar, përpiqet me lojën e vjetër “përça e sundo”. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as Opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% "Rama ik.

Askush që ka grabitur miliona dhe dhunuar e vjedhur shqiptarët e pasuritë e tyre publike, asnjë pushtetar që bashkëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet e 2017, nga Dako e Gjiknuri, tek Balla e Rama nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur. Pushtetarët e korruptuar në pranga janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa”, u shpreh Basha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edmond hitaj: 31/07/2019 14:50

    Hajduti me i mathe I shoqeris eshte Lulzim basha mos e besoni. Po te veje te beje vete deklarimin ku i gjeti gjithe ato Euro qe ka bere Saraje. Si. Jete lluksi. Poshte lule basha. Mos e besoni se Ju genjene

    Përgjigju
  • Jim: 31/07/2019 14:49

    Mire keta te rinjte se I genjen mendja per ndonje vend pune Po keta pleqte pse jane kaq idiote dhe te besojne ty nje mashtrues ordiner

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”