Por përveç urimeve e arritjeve të PD-së, Basha është ndalur gjatë edhe tek kritikat ndaj qeverisë aktuale, duke shpalosur sërish alternativën dhe rrugëzgjidhjen e tij.
“Jam i nderuar që iu uroj festën por do të isha i paplotë po të mos ndaja shqetësimet. Nuk jemi thjesht për urim këtu, nuk kemi klub veteranësh. Ne jemi PD, garancia e qeverisjes nesër. Gjendja ekonomike e vendit nuk ka nevojë për koment. Thika ka shkuar në palcë. Te vetmit qe nuk e shohin janë qeveritarët dhe një grusht oligarkësh. Shtëpisë sonë i janë vjedhur 1.2 miliard euro,” ka thënë Basha.
Më tej lideri i opozitës deklaroi se PD vjen si opozita e vetme qe ka bërë reformën e vetme, dekriminalizimin.
“Një vit më parë i ulëm dhe i detyruam të firmosnin një marëveshje që u detyruam ta votonin duke pranuar se edhe në opozitë PD kreu reformën më të thellë demokratike. Kemi treguar se jemi gati për të marrë peshën e reformës në drejtësi por jo për të mos kapur korrupsionin politik por për t’i vënë para përgjegjësisë, “ u shpreh kryedemokrati Basha.
Nga Korça lideri i opozitës tha se PD nuk do të resht së thirruri për mosbindje civile deri në largimin e dyshes Rama-Meta dhe krijimin e një qeveri teknike.
Fjala e plotë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha në Korçë
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)