Basha: Vendi nuk po kalon krizë energjetike, por krizë korrupsioni! 'Bechetti'? Kushtetuta është shumë e qartë për komisionet hetimore

Nga Selia e PD, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur qëndrimin e Partisë Demokratike se është e vendosur për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen "Becchetti", duke iu përgjigjur kështu Partisë Socialiste e cila e konsideroi si jo në interes të Shqipërisë.

"Kushtetuta është shumë e qartë për komisionet hetimore. Shqiptarëve tani kanë filluar t'i merren 120 milionë euro. Kështu që Kushtetuta e thotë shumë qartë për miratimin e komisioneve hetimore", tha Basha.

Kryetari i PD foli gjithashtu edhe për krizën energjetike, duke e konsideruar atë si krizë korrupsioni. Sipas tij të gjithë përgjegjësit duhet të ishin para drejtësisë.

"Të enjten do të zhvillohet seanca plenare e radhës, jo vetëm rendi i ditës por edhe gjendja që ka pllakosur në vend janë tregues i qartë që kemi të bëjmë jo vetëm me një krizë energjetike por me një krizë korrupsioni.  Pra e kanë shitur 60-70 mln euro dhe do ta blejnë 200-220 mln euro. Në një vend normal me institucione normale sot nga i pari i sektorit, përgjegjës politikisht, tek drejtuesit famëkeq, duhet të ishin të paktën të ndjekur penalisht.

Ne nuk mund të rrimë duarkryq para kësaj situate. Do të vazhdojmë siç kemi nisur me një ofensive që ka si objektiv nevojat bazike të shqiptarëve. Unë ju ftoj juve si media, si qytetar por edhe si kryetar i opozitës që t'i drejtoni kamerat tuaja te qytetarët, që blejnë me listë. Sot ky problem është më i rëndë se kurrë.

Shteti shqiptar sot i ka të gjithë instrumentet për të marrë masa. Paratë e shtetit shpërndahen në korrupsione.

Në do të vazhdojmë me të gjitha format dhe mënyrat të bëjmë detyrën tonë karshi shqiptarëve. Buxheti i oligarkëve duhet ribërë në funksion të shqiptarëve. Një thirrje edhe një herë për institucionet e drejtësisë, ky është një nga testet kryesore. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë që kjo është krizë korrupsioni dhe krizë energjetike", tha Basha.

Më herët gjatë ditës së sotme, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, PS vendosi se do të votojë kundër ngritjes së komisionit hetimor “Becheti” ndërsa për “inceneratorët” dhe “masakrën zgjedhore” do të votohet pro, por do të kërkohet të riformulohet objekti i hetimit. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes, Taulant Blla u shpreh se ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen "Beçhetti" bie ndesh me interesat e Shqipërisë dhe me Kushtetutën e vendit.

Ndërkohë sa i përket çështjes së krizës energjetike, që prej deklarimit të saj nga Rama, PD ka akuzuar se shkak është bërë korrupsioni dhe abuzimi. Nga ana tjetër, për kreu ne qeverisë shkak për një krizë të tillë, që ka prekur të gjithë Europën, janë ndryshimet klimaterike ndërsa është përcaktuar një fond prej 200 mln euro për përballimin e saj dhe minimizimin e efekteve në ekonomi.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja