Basha s'i ndahet SPAK: Mos e kyçni gojën, hetoni vjedhjen e shekullit me inceneratorët! 'Deti': Të shkojë në Hagë nga një qeveri legjitime, Rama rrezik kombëtar

Kreu i PD Lulzim Basha nuk i ndahet thirrjeve ndaj SPAK që të nisë hetimet për inceneratorët. Përsëri sot në takim me gazetarët i ka bërë thirrje kreut të SPAK Arben Kraja që të flasë në lidhje me hetimet dhe të mos e kyçë gojën, por t'u tregojë shqoiptarëve që po vidhen. Qëllimi numër 1 i SPAK është të ndëshkojë hajdutët dhe sipas Bashës ata duhet të kapin politikanët.

"E vetmja shifër që qeveria raporton janë gjobat që vendos për ata që s'mbajnë maskë. Testimet më të ulëtat në rajon dhe europë. Financimi për shëndetësinë më i ulëti në rajon. Ndihma për bizneset që po falimentojnë është 0. Pardje ne po flisnim për aferën e inceneratorëve e denoncuam në SPAK dhe ka paguar edhe 300 milion lekë të vjetra inceneratorit në Elbasan. E vetmja gjë që oshëtin sot në Shqipëri është heshtja e SPAK me vjedhjen e inceneratorëve. Kyçja e gojës nga SPAK-u për vjedhjen e shekullit me inceneratorët është e vetmja gjë që buçet.

Rama nuk lodhet së premtuari dhe duke i shkelur premtimet. Duhet ta harrojë ai edhe se SPAK se unë sdo ndalem, ditë për ditë do të kërkoj që SPAK të bëjë detyrën. Zoti Kraja është detyrimi juaj, zotërinj të SPAK jeni të mirëmbrojtur nga mafja dhe keni përkrahje atlantike.
Të gjitha këto masa janë marrë që të mos keni frikë dhe të mos kapeni nga mafja e politikanë të korruptuar. Realizoni qëllimin numër 1 të SPAK ti ndëshkoni politikanët dhe jo ti mbroni.

Zoti Kraja hapeni gojën dhe trehgojuni qytetarëve se po i vjedhin. Çfarë iu pengon të bëni detyrën sipas ligjit. Heshtja juaj inkurajon hajdutët. Ne nuk jemi prokurorë ndonëse kemi juristët më të mirë në këtë parti. Për tu ardhur në ndihmë që të shkyçni gojën po iu publikoj sot edhe një fakt tjetër tronditës të kontratës së inceneratorit", tha Basha.

Kreu demokrat ka folur edhe për çështjen e detit duke  thënë se mendon që duhet të trajtohet nga një gjykatë ndërkombëtare por nuk duhet të dërgohet nga kryeministri Edi Rama. Një qeveri legjitime sipas Bashës duhet ta ndjekë këtë çështje pasi Rama për të përbën rrezik kombëtar. Kësisoj ai la të kuptohet se çështja duhet të dërgohet në Hagë në kohën kur ai të vijë në pushtet.

Teksa ka komentuar raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar ku thuhet se Shqipëria, e fundit për investimet e qeverisë për COVID, basha shtoi se sipas tij qeveria ka planifikuar që një pjesë të mirë të buxhetit të ardhshëm t'ia japë inceneratorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Basha bën ironi për inceneratorët: Falenderoj Klodianët e Mërtirët që na kanë vjedhur më pak! 'Deti' në Hagë? Nëse i lihet në dorë Ramës përbën rrezik kombëtar

Kreu i PD Lulzim Basha teksa ka treguar me një shembull sipas tij aferën e vjedhjes në inceneratorin e Fierit, në fund ka falenderuar me ironi "Klodianët e Mërtirët" ku shton se kanë vjedhur më pak.

"Po ju tregoj një fakt tronditës për një nga tre kontratat, për atë të kontratës së inceneratorit të Fierit. Mendoni për një moment se po shkoni të bleni një televizor, do ta bleni me këste. Ky është pak a shumë konstrukti për inceneratorin e fierit, me këste. Ju do të keni kërkesat tuaja, madhësinë e televizorit, aftësinë e shërbimeve, një kriter shumë i rëndësishëm do të jetë edhe çmimi. Mendoni për çmimin kur shkoni të bleni televizor apo jo. Dhe çmimi në vlerësimin tuaj zë vend të veçantë, se ju mund të doni një televizor të madh, të bukur me ngjyra, por çmimi është tepër i lartë. Kështu funksionon dhe prokurimi publik. Një kriter është çmimi.

Por është bërë pazari, është mbyllur kapari, janë ndarë aksionet, janë hapur llogaritë bankare, janë transferuar rryshfetet, pastaj janë kujtuar për një kontratë. Në shekullin e 21 Republika e Shqipërisë ka një dokument që do të hyjë në arkiv si tregues i korrupsionit më të madh që ka përjetuar Ballkani. Shikoni o shqiptarë, kanë harruar çmimin. Nuk është kriter çmimi. Më mbetet vetëm të falenderoj Klodianët apo Mërtirët, që nuk e kanë vënë rritur taksën, faleminderit që na keni vjedhur kaq pak. E paskeni patur dorën e lehtë se për këta mund ta kishim 10 herë më të lartë faturën", tha Basha.

Kurse për dërgimin e çështjes së detit në Hagë Basha ka thënë se ky nuk është momenti i duhur për fazën paraprake, pasi qeveria aktuale s’ka legjitimitet dhe madje nuk është as e përgatitur. Ai shton se nëse i lihet në dorë Ramës kjo fazë atëhere përbën rrezik të interesa kombëtare.

Prej 10 vitesh pas vendimit të GJK, pikëpamja ime ka qenë që duhet trajtuar nga organet e drejtësisë ndërkombëtare. urgjentisht duhet faza paraprake se duhet punë shumë e madhe. Ky nuk është moment i përshtatshëm. Kjo qeveri s’ka as legjitimitet, madje as përgatitje, madje referuar dhe deklarimeve të kryeministrit kjo përbën rrezik për interesat kombëtare nëse i lihet në dorë. Faza paraprake është punë shumë voluminoze. Kjo çështje duhet trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare, por duhet që ky hap të ndërmerret nga një qeveri legjitime. Procesi para këtij hapi është shumë voluminoz, në çdo aspekt”, tha Basha.

Ora 12:34
'Rama injoron planin me 5 pika', Basha nxjerr 'mllefin': Ai do kacafytje por unë e kam mundur në debat në 2011! Sa herë bën si i çmendur dijeni se po vjedh para

Pasi u pyet se cfarë mendon për mospërfilljen e planit të tij me 5 pika nga kryeministri Edi Rama, kreu i PD Lulzim Basha ka thënë se sipas tij Rama ka frikë sepse e pret një humbje e madhe dhe më pas përballja me drejtësinë. Duke përmendur reagimet e fundit të Ramës, Basha shton se ai kërkon që të "kacafytet" me të, por që s'janë i njëjti model. Këtu më tej shton se ka mundur në një debat në 2011 kryeministrin.

"Unë e kuptoj nervozizmin e tij edhe frikën sepse e pret humbja e thellë dhe përballja me drejtësinë. Sjellja e tij ka një qëllim të më marrë në një debat që të duket si kacafytje mes meje dhe atij por unë nuk jam këtu për tu kavafitytur me të.

E kam pasur një debat me të në 2011 dhe e kam mundur. Po unë sjam këtu për ego personale. Jam këtu për aferra të tmerrshme të inceneratorëve dhe tilla si këto. Ndaj mos u çudisni për gjuhën e ulët dhe të baltës. Për të hequr vëmendjen nga dështimi dhe vjedhja e parave, sulmet ndaj meje janë gjëja më e pakët që do bëjë. Siç kërceu në studio të enjten e kaluar do shikoni çudira të tjera. Sa herë që sillet si kkloun apo përpiqet të baltosë konflikt dijeni se ka futur duart në xhepat tuaj .Të gjithë turren pas konfliktit dhe ky vjedh para . Sa herë thotë gjëra pa sens batuta pa kripë gërr vërre, dijeni se po bën vjedhjen e rradhës. Dhe sa herë e bën këtë mos prisni që unë të kacafytem me të sepse unë jam model tjetër. Njerëzit nuk janë budallenj, se hanë sapunin për djath.

Ne themi i çmendur i çmendur jo  e kemi dhe ne fajin sepse ai është mashtrues, hajdut e përdor çendurinë për të vjedhur. Shëndetësia shqiptare më e dobëta për tu përballur me Covid. Është spektakli i ditës që u vjedh shqiptarëve bukën  e gojës. Sa herë kakaris më shumë shqiptarë kanë më pak bukë për të ngrënë dhe më shumë infektohen. Çdo shqiptar e ndjen në xhep faturën e rëndë që Edi Rama ka dhënë përmes Shqiptarëve", tha Basha.

Ora 12:33
Raporti i FMN për investimet kundër Covid, Basha: 120 mln euro për koncensione, ky është mesazhi për projektbuxhetin e 2021-shit

Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar ku thuhet se Shqipëria, e fundit për investimet e qeverisë për COVID. Sipas tij qeveria ka planifikuar që një pjesë të mirë të buxhetit të ardhshëm t'ja japë inceneratorëve.

Ditën e djeshme FMN publikoi të dhënat tronditëse sa i përket braktisjes që qeveria shqiptare ka bërë në këto muaj të pandemisë. Pas meje do të projektohet një grafik i publikuar nga FMN, i cili tregon se Shqipëria, kolona e fundit e kuqe, është në vendet në zhvillim, ka investuar 0.86 % për t’u përballur me pandeminë. Është vendi i fundit në Europë. Tani atë që çdo qytetar e ka ndjerë në kuletën e vet, në tavolinën e tyre, atë që çdo prind e di fare mirë mbi pamundësitë për të financuar veshmbathjet, e ushqimin, atë që pacientet e dinë s’e kur COVID i sëmurë, është pamundësi, pasi Rama nuk i’u përgjigjet njerëzve. Këtë realitet sot e keni të shpallur nga një nga institucionet e rëndësishme të botës, FMN. Një vend me dy paketa anemike, që nuk u disbursuan të plota. Kaq lekë ndau Edi Rama, ndërkohë që shqiptarëve iu mori 40 herë më shumë si taksa, tarifa.

Ja ku është e vërteta e shpalosur. Ja ku është problemi dhe përgjegjësi për këtë problem është njerëzi që në kushtet e krizës, paratë i çon në afera korruptive. Mendja e një njeri normal do të donte që një kryeministër sado jo normal, të thoshte; kaq pak lekë sa iu kam dhënë qytetarëve, premtimet që iu dhashë, bonusin për mjekët, të paktën meqë po vjen viti i ri buxhetor të bëjë diçka. Ça ka bërë me buxhetin e ri?! 120 mln euro për koncensione. Ky është një njeri, i cili deri në ditën e fundit që të ketë pushtet, ka për të grabitur shqiptarët, edhe kur ju kushton atyre jetë njerëzish. Ky është mesazhi për projektbuxhetin e 2021", tha Basha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 23/10/2020 17:26

    Po me ate rrugen e kombit qe vodhe 230 milion euro dhe ju fshehe drejtesise si do ja besh o Basha, apo nuk te vjen zeri, po me ate ministrin e Nafije dybekut qe vodhi 43 milion euro diten qe ra nga pushteti dhe i xhiroi firmes greke _ Aktor _ leket per rrugen Elbasan Tirane te paperfunduar. Apo nuk te vjen zeri mor hunderr, fundi jot politik dhe i sharebajges se neveriteshme Nafije dybekut te leshitlikes po afron. Edi Rama do korre nje fitore spektakolare qe ju ka bere me hije qysh tani, jeni shume te trembur, Nafija flet vetem mrroklla taman si Nafija e xha Brahos.Shkofte ne te s'emes gruaja me gojepiset e planetit bashke me Kejdi dhembcakallen e leshitlikes.

    Përgjigju
  • Erik: 22/10/2020 23:51

    O Lul domatja, po hiqi keto shprehje klishe si vjedhja e shekullit, vija e kuqe, do kaloni mbi trupat tane se ua ke nxjerr bojen aq shume i perdor. Je mjeran ne fjalor, shume i varfer. Sa per vjedhje te shekullit duhet pare ajo puna jote qe i shpetove gjykimit me raporte mjeksore, apo shitja e OSHE-se tek CEZ, apo Belairi yt, ARMO etj etj. Rilindja mund te kete vjedhur, por ka produktin ne terren dhe plehrat e zhdukura. Je komplet halabak, nuk ngjit asnje aksion i yti.

    Përgjigju
  • Sifi: 22/10/2020 18:22

    Lul a ke tru apo te kane dale xhiro.Po shkel ligjin duke i bere presion SPAKU t.Nuk jane prokuroret militant qe te ipnin dosjet qe ishin ne hetim ,dhe ti beje politike Dorezove padite, prit kur te mbarojne hetimetBehu burre dhe dil para drehtesise dhe te hetohesh per tre dosje te renda qe ke. Saper 2011 "fitorja "jote shte hajdutlkek ne med te dites me ndihmen e falangave tuaja,drejtesuse tuaj militante dhe Arben Ristanit .Me ato zgjedhje qe vodhet ju duhet te dilnit jashte lgjit

    Përgjigju
  • Eri: 22/10/2020 17:28

    A mund te me thoji Luli si jurist pse ne padite e inceneratoreve padia eshte bere per "pabarazi ne tendera" dhe te akuzuarit jane Edi Rama dhe Velaij???Ju qe beni padine jeni kompani dhe jeni skualifikuar???Kur keni kaq shume fakte pse nuk e bete padine per vjedhje??E dyta pse e cuat ne SPAK dhe jo ne Prokurori,apo nga qe akuzuar zyrtare te larte Ramen dhe Veliaj.Apo doni te nxirrni SPAK-un si te kapur nga Rama.

    Përgjigju
  • Namik: 22/10/2020 16:09

    O KU...A TE GJITH KRAVE ATA LART PO KETA PO VJEDHIN NUK E DISKUTOET PO TE THUASH TI RUGE KOMBIT 21JANARI FIRMOSJA E DETIT VILAT NCIRNI CHEPAT TE GJITH PA PRAJASHTIM PO CA NA DINI PO JU KENI BER GJITHATA DOBICA E THUA SI KAM BER UN PO I KA BER AI TE GHITH

    Përgjigju
  • Mondi: 22/10/2020 15:09

    O lulo e di cdo me thene legjitime ti Une dyshoj sepse po qe per legjitime me legjitime se qeverria rama 'll ska. Hape fjalorin shqiptar dhe nxirre kuptimin e fjales legjitime.mire aritmetiken po ti zogu I xhaxhit qenke tap topi edhe ne gjuhe

    Përgjigju
  • toni: 22/10/2020 14:51

    ne fakt kemi dy vjedhje te shekullit o lulush ,kjo qe po thua ti dhe rruga e kombit .ti dhe rama nje m*t jeni kot na derdellisni lart e poshte ,sa per liken ,i duhen ilaçe dhe shpejt

    Përgjigju
  • Fatmir Lohja: 22/10/2020 13:17

    Jam me zotin Basha.SPAK te hape letrat nga viti 1992.Vete nga kofiksimi i pasurive te vedhura shluhen te gjitha krefite e marra nga shteti i ashtuquajtur demoratik.

    Përgjigju
  • luli: 22/10/2020 12:53

    Je shume i rendomte. Ti nuk do behesh ndonjehere Kryeminister.

    Përgjigju
  • Cubi: 22/10/2020 12:49

    Ndegjojeni kete djema, eshte djal i mencur!!!!!!!!!!;!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Kur ishte vet per spak u mceh vrimave. Kesaj i thon hajduti bertet kapeni hajdutin. Kush ka dal te mbroj shqiperin?????????? Vajmedet o milet.

    Përgjigju
    • Ehhuuu: 22/10/2020 13:50

      Nje gje nuk kuptoj po keta te ps pse nuk ja permendin ketij. Qe kjo eshte nje loje qe nejne si te majte e te djathte dihet, po jo kaq hapur

  • Pjeter: 22/10/2020 12:48

    Edhe une mendoj si Basha,Kraja fuhet te zgjohet,vjedhjet e shekullit duhet tu jepet dredesi.Rruga e kombit me gjys miliard dollare dem,CEZ,me gjys miliard dollare dem,Gerdeci me dhjetra viktima pa dhe akoma pa vene pergjegjesit e vertet para drejtesise, 21 janari me 4 viktima,financimi okult i PD-se apo parti te tjera nga organizata apo vende qe perbejne rrezik te sigurise kombetare,privatizimet e gjese publike .Shqiptaret duan qe prokuroret e SPAK,tu pergjigjen pritshmerive te shqiptareve,jocte rrine te ngrohin vezet!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor