Basha tërhiqet nga pengimi i zgjedhjeve pas thirrjes së SHBA-së: S'do preket asnjë fije floku! Na mbetet vetëm bojkoti

Pas katër muajve fushatë për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit, lideri demokrat Lulzim Basha tërhiqet formalisht nga rruga radikale, dhe bën thirrje për të mos dhunuar procesin zgjedhor, vetëm pak orë pas qëndrimit të prerë të zyrtarit të lartë amerikan Palmer, se SHBA do të shkëpusë marrëdhëniet me ata që do të tentojë që të pengojë zgjedhjet në Shqipëri ditën e diel. Basha tha se dhuna është oksigjen për Edi Ramën, dhe kështu, para orë para fillimit të heshtjes zgjedhore, kryedemokrati ka bërë apelin e fundit, duke i kërkuar qytetarëve të mos votojnë me 30 qershor.

TIRANE - Në 30 qershor do të mbahen zgjedhjet vendore, dhe ky fakt tashmë duket se është pranuar edhe nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha. Në një konferencë për mediat në mbrëmje, teksa kishte kaluar ora 22:00, lideri i opozitës joparlamantare dha përshtypjen e deklaratës së fundit në respekt të heshtjes zgjedhore që është ditën e shtunë, një ditë para së dielës së votimeve. Kryetari i Partisë Demokratike, i bëri thirrje të hapur qytetarëve që të mos kryejnë akte dhune, të refuzojnë çdo formë provokimi që sipas tij mund të vijë nga qeveria.

30 qershorin e quajti vdekjen politike të Edi Ramës, por e vetmja thirrje e tij ndaj qytetarëve, ishte ajo e bojkotit: Mos dilni në votime dha shefi i opozitës, teksa theksoi disa herë, se dhuna me dhunë "i jepet oksigjen Ramës". "Të mos bien pre, refuzojeni, braktiseni', tha Basha - duke kërkuar si të vetmen armë kundërshtie ndaj këtij procesi zgjedhor: Mospjesëmarrjen.

"Pasnesër është 30 qershori, kur Edi Rama do të kryejë aktin e fundit politik të regjimit të tij para rrëzimit. Një gjë sot është e qartë: 30 qershori është rrëzuar pa ardhur ende. Votimet farsë janë bërë pa ardhur ende. Por 30 qershori, nga një garë politike ku do të kërkonte fitore, është kthyer tashmë në varrezën politike të Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë që ne mund t’i japim oksigjen kësaj kufome politike: Kjo është dhuna. Edi Rama po kërkon viktima, që t’i përdorë ato për të justifikuar apo mbajtur pushtetin. por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket pPër të zgjatur jetën e kësaj kufome politike. Ndaj ju ftoj të gjithëve që të mos biem pre e provokimeve të Edi Ramës: Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën! Mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë! Denonconi çdo gjë që regjimi i tij bën, presionin, dhunën, fallsfikimin, mashtrimin! Mbi të gjitha, le të jemi bashkë më 30 qershor, duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë", tha Basha.

Kjo kthesë e Lulzim Bashës nga thirrjet publike për të penguar me çdo formë procesin zgjedhor të 30 qershorin të cilin më herët e ka quajtur farsë politike, vjen pas thirrjes së fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që udheheqësit e opozitës t'i bëjnë thirrje publikisht përkrahësve të tyre që të distancohen nga dhuna dhe që 30 qershori, datë të cilën ndërkombëtarët  njëzëri e kanë njohur, të jetë një proces i qetë dhe i paqtë. Palmer u shpreh qartë dhe prerë se SHBA do të shkëpusë marrëdhëniet me ata që do të tentojë që të pengojë zgjedhjet në Shqipëri ditën e diel, pra në 30 Qershor. "Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara", theksoi ai.

Deklarata të ngjashme Basha i ka bërë edhe dy ditë më parë, por ndërkohë sërish pati dhunë kur u sulmua me bomba molotov KZAZ-ja numër 6 në Bushat të Bashkisë së Vaut të Dejës, dhe po ashtu sot, vetëm pak para se ai të dilte në konferencën për mediat në 10 të darkës, në Dibër militantët sulmuan policinë e rendit duke tentuar të futen brenda KZAZ-së numër 19 në Dibër. Tani shpresa mbetet që mesazhi  i liderit të opozitës joparlamentare të mbërrijë edhe tek militantët dhe të tërhiqen nga dhuna.

Pjesë nga fjalimi i Bashës: 

E kam thënë disa herë javët e fundit se 30 qershori do të jetë hapi fatal politik i regjimit kriminal në pushtet.  Më 30 qershor do të fillojë spiralja e rrëzimit të këtij regjimi drejt vdekjes së tij.

Më mirë se çdo gjë, këtë rënie të pashmangshme, këto ditë, e shpreh figura prej zombi politik, e cila bredh, prej javësh, nëpër Shqipëri, duke u përpjekur të ringjallet me humorin banal, me mashtrimet bajate, me kërcënimet paranojake.

Ju ftoj ta shikoni mirë këtë fytyrë të përçudnuar nga pesha e krimit dhe e së keqes dhe të mos e harroni pamjen e saj. Neveria që sot shqiptarët ndjejnë për të nuk duhet të na bëjë ta harrojmë atë.

Duhet ta fiksojmë mire fytyrën e së keqes, fytyrën e etjes së verbër për pushtet, fytyrën e tradhëtisë, sepse nuk duhet të lejojmë fytyra të ngjashme rë marrin në dorë fatet tona përsëri.

Shpesh, kur vjen fundi e keqes shoqërore, njerëzit ndjejnë një lehtësim çlirues që i bën ata ta harrojnë shpejt atë që ishte dhe të mos reflektojnë se si erdhi dhe u forcua e keqja.

Mungesa e reflektimit ka qenë një mallkim shoqëror për ne si shoqëri. Ne, rrallë, kemi reflektuar pas të këqijave, prandaj i kemi përsëritur ato.

Historia politike e Edi Ramës nuk është thjesht historia e një njeriu të dështuar në çdo gjë që provoi në jetë në art, në sport, në shoqëri, që pastaj kërkon verbërisht pushtet dhe para për t’u hakmarrë ndaj botës.

Është edhe historia e një shoqërie që mashtrohet dhe nuk e dallon lehtë fytyrën e urrejtjes, fytyrën e mashtrimit. E shoqërisë që i beson fasadës, që i beson dukjes, që gënjehet nga propaganda dhe në këtë mashtrim kolektiv, i dorëzon të keqes fatet e veta

Politika shqiptare ka patur mjaft arritje këto tre dekada, por ajo ka patur edhe dështime spektakolare. Ajo ka prodhuar edhe mjaft të këqija. Ka shumë nga ata që i kanë bërë keq këtij vendi. Historia nuk do t’ua heqë as përgjegjësitë, as meritat askujt.

Por në të gjithë këtë mori dështimesh e politikanësh të këqij, Edi Rama është monumenti më i lartë, mishërimi i çdo të keqeje që politika dhe shoqëria jonë ka prodhuar këto tre dekada.

Pakkujt i është dhënë aq besim politik sa iu dha Edi Ramës dhe askush nuk e ka shpërdoruar atë aq mizorisht, aq mjerisht sa ai, pa i sjellë vendit asgjë të mire, duke i sjellë vendit vetëm shkatërrim dhe mjerim.

Shpesh, ne e shohim të keqen vetëm kur ajo bëhet mal dhe pastaj kërkojmë ta mposhtim atë përnjëherë. Por e keqja mposhtet me bashkim dhe qëndresë. Ajo luftohet më këmbëngulje. Luftohet me kurajë. Largohet përditë.

Këtë ka bërë Partia Demorkatike dhe unë, personalisht, çdo ditë, për gjashtë vjet rresht.

Sot largimin e Edi Ramës e duan edhe shumë nga ata, që për vite kontribuuan verbërisht për fuqizimin e tij, për kapjen prej tij të çdo pushteti, duke i besuar fjalëve, duke injoruar veprat, duke ngatërruar çitjanet e kuqe me ngjyrën e flamurit, duke ngatërruar batutat me ligjet dhe duke ngatërruar kolltukët me punën dhe kontributin.

Në vitin 2013, Edi Rama gëzoi një mbështetje të madhe, me të cilën mund të bëheshin shumë punë të mëdha, por ai e përdori të gjithë mbështetjen popullore dhe pushtetin vetëm për punë të këqija.

Shpërdoroi besimin

Shpërdoroi endrrat e shqiptarëve

Tradhtoi të ardhmen e tyre

Shumë nuk e panë që në fillim, por Rama ishte i kapur nga krimi dhe interesat grabitqare që ditën që erdhi në pushtet.

Krimi financoi gjithë opozitën e tij

Krimi u mobilizua për të marrë votat për ta sjellë në pushtet

Dhe krimi u shpërblye nga qeverisja që buroi prej tij

Sot mund të duket e largët, por opozita zhvilloi një betejë të ashpër për largimin e krimit nga parlamenti dhe postet e zgjedhura, sapo Edi Rama erdhi në pushtet.

Ka qenë një betejë e vështirë në momentin më të fortë të Rilindjes, sapo ajo kishte ardhur në pushtet, kur askush nuk besonte apo nuk shqetësohej se, bashkë me rilindjen, në pushtet kishte ardhur krimi.

Atëherë na u desh të bënim çdo përpjekje, deri në bojkotimin e paralamentit që të arrinim ligjin e dekriminalizmit.

Ata që mendojnë se me Edi Ramën mund të funksiononte gjuha institucionale, le të kujtojnë dekriminalizmin

Vetëm bojkoti i parlamentit solli dekriminalizmin dhe largimin e Ndokave, Frrokave dhe Prengave dhe Roshajve nga politika, edhe pse Edi Rama i mbrojti dhe nuk i lëshoi me vetëdije deri në fund

Kujtoni sulmet e tij ndaj nesh.

Kujtoni talljet e tij ndaj nesh dhe përbetimet që dekriminalizimi ishte lojë politikë e jona.

Dhe pastaj kujtoni të gjithë ata që u përzunë nga dekriminalizimi, sepse ishin vrasës përdhunues dhe trafkantë, që Rama i solli të bashkëqeveriste me ta.

Pa mbaruar mirë dekriminalzimin, na u desh të përballeshim me projektin e Edi Ramës për kanabizimin e vendit si shpërblim ndaj krimit dhe alternativë eknomike për vendin.

Ju kërkoj të gjithëve të rikujtoni talljet, fyerjet ndaj denoncimeve tona, gënjeshtrat, mashtrimet që sajuan për të mohuar këtë realitet. Kujtoni sulmet mizore ndaj Dritan Zaganit dhe kujtdo që guxoi ngriti zërin për drogën.

Vetëm duke luftuar përditë, me këmbëngulje, ne ia dolëm që të zbulonim të vërtetën e drogës dhe të zgjonim gjithë botën që t’i bënte presion Edi Ramës

Kujtoni betejën tonë për koncesionet.

Edi Rama e shiti çdo skemë hajdutërie si skemë zhvillimi, sSi metoda novatore. Na sulmoi me çdo gjë deri sa më në fund shqiptarët dhe bota e panë dhe e kuptuan se koncesionet ishin skema të pastra grabitjeje.

E njëjta gjë me vjedhjen e zgjedhjeve.

Tre vitet e fundit ne kemi luftuar çdo ditë që të kutpohet realiteti vrasës i bashkëpunimit krim-politikë në zgjedhje.

Na sulmuan

Na fyen

Na shpërfillën

Por sot, Të gjithë e kanë mësuar të vërtetën. Kjo histori është përsëritur çdo ditë, për çdo betejë tonën

Kanë qenë beteja të ashpra. Na është dashur të marrim veprime të guximshme. Na është dashur të sakrifikojmë dhe të përballojmë kosto, baltë dhe sulme.

Ne nuk ulëm kokën kur prej nesh kërkohej gjithçka dhe palës tjetër asgjë. Kemi pranuar sulmet sepse jemi ndjerë të përgjegjshëm.

Por sot dua ta them:

Pa bojkotet tona,

Pa denoncimet tona

Pa çadrën

Pa djegien e mandateve

Pa bojkotin e zgjedhjeve farsë

Sot Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja me shokë  ende ministra dhe Qazim Sejdini e Vangjush Dako pranë mandatit të katërt.

Në rrugëtimin tonë në opozitë prej 6 vitesh, ne kemi bërë gabimet tona. Ka shumë gjëra që sot do të doja t’i kishim bërë ndryshe, por ka diçka që është e padiskutueshme: Përkushtimi ynë ndaj kauzës dhe interesit publik, kurajo dhe këmbëngulja jonë përkundër çdo vështirësie.

Udhëtimi ynë nuk ka qënë i lehtë, ka qënë i vështirë. Nëse ka patur ndonjë periudhë që e ka treguar këtë gjë janë 6 muajt e fundit. Vendimi për të djegur mandatet Ka qenë vendim shumë i vështirë dhe përgjegjësi e madhe.

Puna për të organizuar qëndresën ndaj regjimit në pushtet ka qënë e madhe. Protestat që ne kemi mbajtur këto gjashtë muaj janë një ndërmarrje gjigande dhe një arritje e jashtëzakonshme.

Pa to nuk do të ishim sot në prag të fundit të regjimit. Pa sakrificën e mijëra demokratëve dhe qytetarëve, pa qëndresën ndaj dhunës, ndaj gazit helmues, ndaj persekutimit policor, ndaj arrestit dhe burgosjes, sot Edi Rama do të sundonte i pa trazuar.

Ndaj ju ftoj të bëjmë dy gjëra:

1.    Të respektojmë gjithë mundin dhe sakrificat e çdo shqiptari gjatë këtyre 6 vjetëve - të çdokujt që ka ngritur zërin, të çdokujt që ka protestuar, që ka denoncuar, që ka kritikuar, që është distancuar nga ky regjim.

2.    Së dyti, duhet të jemi plot besim. Ne sot jemi shumica, më të bashkuar se kurrë gjatë këtyre 6 vjetëve, më të qartë se kurrë gjatë këtye 6 vjetëve, me një qëllim të drejtë dhe një kauzë të madhe.

Pasnesër është 30 qershori, kur Edi Rama do të kryejë aktin e fundit politik të regjimit të tij para rrëzimit.

Një gjë sot është e qartë: 30 qershori është rrëzuar pa ardhur ende. Votimet farsë janë bërë pa ardhur ende. Por 30 qershori, nga një garë politike ku do të kërkonte fitore, është kthyer tashmë në varrezën politike të Edi Ramës.

Ka vetëm një mënyrë që ne mund t’i japim oksigjen kësaj kufome politike: Kjo është dhuna.

Edi Rama po kërkon viktima, që t’i përdorë ato për të justifikuar apo mbajtur pushtetin. por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket pPër të zgjatur jetën e kësaj kufome politike.

Ndaj ju ftoj të gjithëve që të mos biem pre e provokimeve të Edi Ramës

·       Refuzojeni Edi Ramën!

·       Braktiseni Edi Ramën!

·       Mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë!

·       Denonconi çdo gjë që regjimi i tij bën, presionin, dhunën, fallsfikimin, mashtrimin!

Mbi të gjitha, le të jemi bashkë më 30 qershor, duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë.

Ne jemi shumica!

Ne jemi forca!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir: 29/06/2019 16:25

    Paska filluar me i djege veshi nga terheqja e amerikaneve.Me mire vone se kurre,e justifikon proverbi popullur.

    Përgjigju
  • Xxx: 29/06/2019 12:39

    Çdo gje mund te jesh por politikan nuk je.

    Përgjigju
    • Dyrrahu: 29/06/2019 16:34

      Kurre nuk kam besur se Basha eshte kaç injorant. Ky njeri po mendon se shqiptaret hane bare! Te gjitha ato qe e perbejne veten e tij po mundohet t‘ia mveshe Edi Rames. Une ndjehem me fat qe shqiptaret jane populli me intelegjent ne Europe, mbase edhe pertej dhe qe nuk iu bejne pershtypje izmat e Lulit dhe te tjereve me te. SaliLuli le te mendojne per lekuren e tyre ngase trurin e kane shkri ne zgaren politike, te ciles i kane futur prush per ta djegur Ramen, por fatmiresisht ne te po djegin veten. Gjithmone antipopull keni qene, te tille po e permbaroni veten. Rruge te mbare ne gremine.

  • Luli: 29/06/2019 12:26

    BASHA ESHTE SI AI GJARPERI I PKAGOSUR QE ATEHERE I DUHET PATUR KUJDES

    Përgjigju
  • VloraVlora: 29/06/2019 08:07

    Kesaj i thone te te bejne FIJE-FIJE !!

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 29/06/2019 00:24

    Hera e 10 qe rrezohet EDVINI!!!!!!!!!!! Hallall tek e trasha luli.Me ne fund ja arrite dites kaq shum te mir pritur.

    Përgjigju
  • Tironci: 29/06/2019 00:21

    Ku ka burreri ky i te dielen ky nderron dhe 100 here mendje, i pa bese eshte ,kur e pyet per oren ky te genjen,mos i besoni,po ju votues te kini kujdes nga banditet e PDse.

    Përgjigju
    • adamo311: 29/06/2019 02:09

      PAKURRIZORE!!!

  • Ta Futi Amerika: 29/06/2019 00:06

    Hallall Edi,je kok forte, dhe i ke rreshtuar qe te gjithe ata qe te kane mare ne qafe Historia do te flasi

    Përgjigju
  • Ben: 29/06/2019 00:05

    Per çfare e nxirrni kete ...pash zotin....Ky ka kohe qe ka vdekur politikisht

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 28/06/2019 23:43

    hahahahahaha po shikoja floket me vaj hahahahaha ooooo cdo ta qendisin ne burg haj medet o medet.

    Përgjigju
  • lexusi: 28/06/2019 23:34

    Mer rraport Luli , ja baca e mori para teje , ti e di mire punen e rraporteve !

    Përgjigju
    • Adi: 29/06/2019 07:36

      Njish ishalla pi te degjon

  • Delinquenti: 28/06/2019 23:23

    Po e pata thon un qe nje dit PERPARA do te vije ajo e shkret telefonate dhe erdhi e u zgjidh problemi i zgjedhjeve por tani vjen problemi mo I modh o lyl per te gjitha zullumet qe ke bo do te mash dhe pergjegjsi a mer lyl c'tu desh ty kjo pun se mir burrnia te hiku tani e ka rradhe tallaferje me te hik se atje nuk d'un gjo tjeter vec asaj

    Përgjigju
  • Selfo Qorri: 28/06/2019 23:23

    Sic po duket edhe Karpushini qe kishte shprese te madhe Lulaqi ja paska kthyer shpinen

    Përgjigju
  • Gjitoni: 28/06/2019 22:59

    Ta paskan mbeshtjelle mire amerikonet me duket. Po dhe sala ndaj iku ne austri qe ti thoj atyre neser cdi une cka bere ai

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 28/06/2019 22:47

    Me këtë fjalim Basha ka shpallur platformën e mbrojtjes nga të vetët, të cilët nga 1 korriku do kërkojnë shkarkimin e tij nga drejtimi i PD-së. Sa i përket thirrjes publike për distancim nga dhuna është hipokrizi; duhet parë ç'porosi jep fshehurazi.

    Përgjigju
  • Luli I vocerr: 28/06/2019 22:35

    Mblidhi zagaret e ndersyer pra e mos na bej kot. Ore ti ku e merrni te drejten te na privoni nga votime???Pike e zeze,une nuk jam me asnje parti,oor po shkova ne votime do jem I PS,po nuk shkova dovjem mePD?Mbase dua te votooj e ta bej nul voten time,por kush jeni ju e budallenjte qe bejne edhe burg per ju,qe te na pengoni?????Pse me dhune fitohwt????E hiqeni sikur s'keni urdheruar dhune ,kur budallenj si Clirim Gjata e permendin tere kohes nepwr Tv. Bravo edhe Voltanes si qen besnik I mbyt ne lumturine e budallikut te vet... Mjere ne se ju palaco jeni te gjithe.Nik eshte pplitike per te drejtet e te miret po per ju palacot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave