Dy ditë para zgjedhjeve/ LSI distancohet nga dhuna, Kryemadhi: Jo përçarjes! Jo konfliktit!

 Dy ditë para zgjedhjeve/ LSI distancohet nga dhuna, Kryemadhi: Jo përçarjes! Jo konfliktit!

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, me anë të një mesazhi të gjatë drejtuar mbështetësve të kësaj force politike ka bërë thirrje për tu distancuar nga çdo akt dhune.

" LSI iu drejtohet të gjithë qytetarëve shqiptarë të distancohen dhe të dënojnë aktet e dhunës kudo dhe prej kujdo që të manifestohen ato. Si qytetarë të përgjegjshëm të Republikës së Shqipërisë, të gjithë pa përjashtim, pavarësisht bindjeve apo simpative politike, duhet të ruajnë qetësinë e duke vënë interesat e larta të atdheut mbi çdo gjë tjetër, të distancohen me forcë nga çdo akt provokativ, dhe  në zbatim të ligjit, të denoncojnë cilindo që do të tentojë të prekë e rrezikojë jetën e qytetarëve, lirinë e tyre apo institucionet e shtetit" shkruan Kryemadhi.

Ndër të tjera Kryemadhi ka shtuar se kryeministri Edi Rama nuk po reflekton dhe në këtë situatë nuk duhet që të shkaktohet konflikt kundër interesave të vendit.
 
Ajo më pas ka shtuar se Rama po provokon një situatë situatë tensioni politik, konflikti social dhe përplasjesh në mes të institucioneve, çka fatalisht mund të çojë në përshkallëzim të akteve të dhunës dhe cënim të sigurisë së jetës së qytetarëve.

Kryetarja e LSI u kërkon shqiptarëve të refuzojnë pjesëmarrjen në atë që ajo e quan akti i turpshëm dhe të paligjshëm, të krijimit të shtetit paralel, me të cilin Edi Rama po përpiqet të sfidojë Republikën, Kushtetutën dhe Demokracinë.

Ndërsa në fund Kryemadhi bën thirrje edhe për punonjësit e policisë së shtetit, ndërsa kryeministrit i kërkohet të heqë dorë nga gjuha e urrejtjes dhe përçarjes.

Reagimi i plotë i Kryemadhit:

Lëvizja Socialiste për Integrim, e vetëdijshme për rolin e saj si forcë politike e përgjegjshme, konstruktive dhe me ndikim në jetën politike të vendit;

Me përgjegjësinë si misionare e integrimit europian të Shqipërise dhe për të kontribuar në mbrojtje të vlerave të demokracisë, të pluralizmit politik dhe të kushtetutshmërisë së veprimtarisë së institucioneve shtetërore;

Vëren me shqetësim se mungesa e reflektimit të përgjegjshëm përballë interesave të vendit nga ana e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama si dhe përpjekja e tij për t’ia kundërvënë pushtetin shtetit përmes komandimit politik të institucioneve ligjzbatuese;

Po provokon një situatë tensioni politik, konflikti social dhe përplasjesh në mes të institucioneve, çka fatalisht mund të çojë në përshkallëzim të akteve të dhunës dhe cënim të sigurisë së jetës së qytetarëve.

Në këto kushte;

LSI iu drejtohet të gjithë qytetarëve shqiptarë të distancohen dhe të dënojnë aktet e dhunës kudo dhe prej kujdo që të manifestohen ato;

Si qytetarë të përgjegjshëm të Republikës së Shqipërisë, të gjithë pa përjashtim, pavarësisht bindjeve apo simpative politike, duhet të ruajnë qetësinë e duke vënë interesat e larta të atdheut mbi çdo gjë tjetër, të distancohen me forcë nga çdo akt provokativ, dhe  në zbatim të ligjit, të denoncojnë cilindo që do të tentojë të prekë e rrezikojë jetën e qytetarëve, lirinë e tyre apo institucionet e shtetit.

LSI u kërkon të gjithë shqiptarëve të refuzojnë pjesëmarrjen në aktin e turpshëm e të paligjshëm të krijimit të shtetit paralel, me të cilin Edi Rama po përpiqet të sfidojë Republikën, Kushtetutën, Demokracinë dhe Pluralizmin Politik.

Lëvizja Socialiste për Integrim u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe veprimtarëve të saj në të gjithë Shqipërinë, që të mos bien pre e provokimeve të cilat do të vijnë duke u shtuar, pasi makineria kriminale e pushtetit të votave të krimit, e përfshirë prej panikut e frikës së ndëshkimit të afërm, do të përpiqet me çdo mjet dhe me çdo mënyre të krijojë kaos, konfuzion dhe konflikt, për të përligjur përpjekjen kriminale të Edi Ramës për të rrëzuar Republikën dhe për të marrë peng shtetin.

Në këto kushte, Lëvizja Socialiste për Integrim i drejtohet drejtpërdrejt Kryeministrit Edi Rama, të ndalë gjuhën e urrejtjes dhe të përçarjes mes shqiptarëve, të heqë dorë nga përgojimi, shpifjet dhe fyerja që janë bërë refren i veprimtarisë së tij, të ndalë makinën e tij të krimit dhe procesin e kundërligjshëm të 30 qershorit, sepse në të kundër ai do të jetë përgjegjësi kryesor për gjithë sa mund të ndodhë!

LSI ka dokumentuar dhe do të vazhdojë të dokumentojë gjithë veprimtaritë okulte e në kundërshtim flagrant me ligjin që po përgatitin falangat e krimit shtetëror dhe do ti denoncojë ato me forcë publikisht, siç ka bërë e do të vazhdojë ta bëjë edhe pranë institucioneve ndërkombëtare dhe misioneve të tyre të vëzhgimit dhe monitorimit.

LSI u bën thirrje forcave të Policisë së Shtetit që të ruajnë shenjtërinë e misionit dhe të uniformës së tyre në shërbim të ligjit dhe në mbrojtje të qytetarëve, e të mos iu binden urdhërava të kundërligjshëm të ministrit e shefave shërbëtorë të krimit, që duan ta venë policinë kundër popullit, përmes skenarëve kriminalë të përgatitur nga vjedhësit e votave dhe ortakët e tyre të krimit zgjedhor.

Përpjekja për të imponuar zgjedhjet partiake të partisë së Kryeministrit si zgjedhje lokale në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,  është provokimi më i rëndë që po ju bëhet saktificave dhe ëndrrēs së shqiptarëve për Shqipërinë si Europa, ndaj me Shqipërinë të parën dhe mbi gjithçka;

Jo dhunës! Jo përçarjes! Jo konfliktit!"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tir: 28/06/2019 21:00

    I paska mbushur breckat ( nese ka) fallxhorja e Ilirit. Me siguri vendimi i gjykates per A. Llallen e ka detyruar baxhellen. ( usa ja ka hequr vizen dhe ketyre te lsi- se) Po halabakeve te tu qe dogjen e shkaterruan pasurine e popullit e qe sot jane rrugeve e birucave cfare do u thuash moj teveqele???

    Përgjigju
  • redi: 28/06/2019 20:40

    Je kujtuar shume vone per mos dhunim te shtetit, se ke kater muaj qe ke qene ne balle te molotoveve,hekurave dhe te gjitha mjetet e dhunes.Sot ka ardhur koha per llogardhenie para popullit qe gabimisht i drejtohesh.Me protesta paqesore dhe masive do kishit sukses por ju donit revolucionin.Opozita ne demokraci eshte kandidate per te qeverisur por kur ka besim be popull

    Përgjigju
  • robi: 28/06/2019 20:31

    Më siguri tekstin duhet ta ketë shkruar Ideollog'ja e madhe ndërkombëtare dhe ndeplanetare kozmike Kejdi dhembcakallja për arsimin e leshitdhise Kejdi dhembcakallja se ajo është emblema ose ajka e kësaj particke me shkollë të mesme

    Përgjigju
  • Eri: 28/06/2019 20:25

    Nje lajme I madh,nje apologji nga LsI ,me mire vone SE kurre,jemivellezer,kemi nje gjak jemi nje komb Edhe Pd shpresoj te Bej te njejten gje te Lene politike e rrugeve dhe to rikthehen organizimit te partishe Uroj qetesi,mirkuptim,dhe gjetjen e nje gjuhe te perbashket per kapercimin e kesaje krize aspak te nevoishme ju uroj gjithe shqiptareve te kalojne nje sezon verore SA me te bukur dhe te jene SA me te lumtur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini