Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka falenderuar organizatën shqiptare në SHBA, “Vatra” për rolin e saj në në rrëzimin e regjimit komunist dhe në konsolidimin e demokracisë.

Ndërsa priti një delegacion të kësaj organizate, Basha shprehu mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm që “Vatra” ka dhënë për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare gjatë 102 viteve të ekzistencës së saj.
 
“Ndihma dhe kontributi i diasporës shqiptare në SHBA dhe i federatës Pan-Shqiptare “Vatra” është i pazëvendësueshëm në mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në rrëzimin e regjimit komunist dhe në konsolidimin e demokracisë”, deklaroi Basha.

Ndërkohë kreu i kësaj organizate Gjon Bucaj dënoi shfaqjen e fotografisë së diktatorit Hoxha, duke e konsideruar këtë si përdhosje të gjakut të mijëra viktimave të regjimit komunist.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)