Basha prezanton programin për
ekonominë,kthen taksën e sheshtë 

Basha prezanton programin për<br />ekonominë,kthen taksën e sheshtë 
Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka prezantuar dje programin ekonomik të Partisë Demokratike, në funksion të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Në konferencë ishin të pranishëm Barbara Kolm, drejtore e Qendrës Ekonomike të Austrisë, Michael Ëilliams ALTIUS Financial, Inc, Mark Craëford president i Dhomës Amerikane të Tregtisë, María Blanco president i Institutit Liberal të Spanjës.

Një nga pikat kryesore të platformës ekonomike ishte edhe rikthimi i taksës së sheshtë, tashmë jo më 10 për qind por 9 për qind. “Sistemi fiskal: Taksë e sheshtë në nivelin 9 %, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në nivelin 15 %. Asnjë qindarkë, cent, euro apo dollarë nuk do të merret borxh për shpenzime luksi, por vetëm për investimeve publike. Përparësinë do ta kenë investimet publike që nxisin zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Basha. Një tjetër pikë e platformës ishte edhe subvencionim i plotë i faturës së energjisë deri në masën 200 kilovat për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike.

“Rritje e pagesës për ndihmën ekonomike, subvencionim të plotë të faturës së energjisë deri në masën 200 kilovat për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike dhe të njëjtën për faturën e ujit, si dhe krijimin e një fashe mbrojtëse për shtresat në nevojë”, tha Basha. Kryetari i opozitës ka premtuar edhe eliminimin e taksave të dubluara. “Do të konsolidojmë dhe eliminojmë taksat e fshehta ose të dubluara, tarifat administrative paralele siç janë taksat mbi karburantet, apo mbi ambientin apo si këtu në bashkinë e Tiranës për shkollat apo taksa e prezantuara para dy apo tre ditësh 30 mijë lekëshi për patentën, taksat që sa vijnë e shtohen të një qeverie që i kanë shteruar jo vetëm paratë por edhe idetë”, tha Basha.

Kreu i PD u ndal edhe tek infrastruktura. “Përfundimin e veprave të mëdha që mbeten të papërfunduar, siç është pjesa e rëndësishme e Korridorit 8-të, rrugës Tiranë –Elbasan, Rruga e Arbrit përfshi këtu edhe tunelin e komunikimit, përfundimi i akseve të jugut”, tha Basha.
  
Propozimi
“Buxhet prej 1.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, afro 200 milionë dollar në vit. Parashikojmë që gjithë sektori i bujqësisë të arrijë rritje ekonomike mbi 5% vitin e parë. Këtu kam parasysh dy kolona; investimet kapitale në ndihmë të bujqësisë dhe subvencionin e drejtpërdrejtë për fermerin shqiptar”.
 

Redaskia online
(shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Dëgjesa e dytë për autostradën Muriqan- Lezhë! 44 km e gjatë, kostoja 255 milionë euro

Shkodër/ Dëgjesa e dytë për autostradën Muriqan- Lezhë! 44 km e gjatë, kostoja 255 milionë euro