TIRANE- Shtohen akuzat për mbyllje të PD ndaj të gjitha prurjeve të reja nga jashtë partisë dhe për më tepër dhe ndaj atyre që kontribuan në këto vite në Kuvend, qeverisje e strukturat e larta. Burimet thonë se nëse vijon me këtë mbyllje dhe me këtë opozitarizëm, minimalisht në zgjedhjet vendore të 2015, PD del forcë e tretë politike pas PS e LSI, duke sjellë precedentin malazez, me dy parti të majta të para dhe në pushtet. Bëhet me dije se rreth kreut të Basha janë vendosur gjithë njerëzit më besnikë të tij që do përbëjnë kupolën drejtuese të ardhshme pas zgjedhjeve brenda PD, por dhe trupën elektorale e listën e deputetëve të ardhshëm.
Pikërisht në këtë linjë ka qënë dhe përpilimi u listës së të deleguarve nëpër rrethe dhe qarqe, që do menaxhojnë analizën e humbjes së zgjedhjeve të vitit të kaluar, por dhe zgjedhjen e krerëve të degëve në bazë, deri te seksionet e grupseksionet dhe strukturat drejtuese në bazë, përfshi delegatët në kuvendin e ardhshëm që do zgjedhë Këshillin Kombëtar dhe prej saj kryesinë, sekretariatin e nënkryetarët e PD. Pikërisht në listë s’figurojnë jo vetëm nëkryetarët por as sekretarët e PD, përjashtuar Ferdinant Xhaferrajn e Gerti Bogdanin, por as deputetët e kësaj partie.
Çka tregon se Basha ka vendosur të bëjë ‘revolucion’ në parti, duke mënjanuar të gjitha figurat e vjetra të saj, të cilat mësohet se etiketohen si shkaktarët kryesorë të humbjes së PD në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Burimet brenda PD bëjnë me dije se kjo trupë e deleguarish, pikërisht 42 të deleguarit do të përbëjnë bërthamën e kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet, dhe kryesisht ata që janë të deleguar në rrethet qendër qarku, pavarësisht ndarjes së re elektorale, do udhëheqin listat e kandidatëve duke e bërë të sigurtë mandatin në Kuvend. Që do thotë se lista e kandidatëve të PD për zgjedhjet e vitit 2017 do fillojë te numri 42. Mbi këtë numër do të vendosen ata që janë prioritarë, mes të cilëve do jetë Berisha dhe mbështetësit e tij duke lënë vende fare pak në preferencat për të qënë në Kuvend.
Të deleguarit e PD në fushatë
Berat Ervin Minarolli
Kuçovë Irena Progri
Skrapar Njazi Kosovrasti(Agron Musaraj)
Dibër Gazmend Dibra
Bulqizë Armand Teliti
Mat Hekuran Hoxholli
Durrës Arben Ibroja
Krujë Alfred Rrushaj
Fushë Krujë Blendi Kasmi
Shijak Ndriçim Babasi
Elbasan Ferdinant Xhaferraj
Librazhd Eris Hoxha
Gramsh Osman Metalla(Kastriot Sulku)
Peqin Gent Malko
Fier Ylli Asllani
Lushnje Fatbardh Kadilli
Mallakaster Ilir Rusmali(Petraq Milo)
Patos Leonard Olli
Gjirokastër Arta Musaraj
Përmet Aurel Bylykbashi
Tepelene Edvin Kulluri
Kukës Mimoza Hajdarmata
Has Xhevdet Mehmeti
Tropojë Pal Dajçi
Korçe Eno Bozdo
Kolonjë Ledina Aliolli
Pogradec Fahri Balliu
Lezhë Arben Sefgjini
Mirditë Gjokë Uldedaj
Kurbin Arben Qirjako
Shkodër Gjergj Lezhja
M. Madhe Flamur Gjymyshka
Pukë Hazir Haldeda
Kavajë Tahsim Mema
Vlorë Enkelejd Alibeaj
Delvinë Glori Hysi
Sarandë Taulant Bimo(Osman Metalla)
Tiranë Lulzim Basha
Majlinda Bregu
Oerd Bylykbashi
Jorida Tabaku
Keltis Kruja
Shkrimi u publikua sot (07.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com