TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, kërkoi sot që Prokuroria të hetojë dhunën e policisë ndaj studentëve.
Basha tha se, "demokracia nuk mund të ndalet me urdhër të askujt".
Kreu i opozitës u shpreh se, "Rama ka hedhur në erë çdo garanci për bashkëjetesë demokratike, duke mbyllur grevën e duke dhunuar grevistët në qeli". "Ka vendosur me dhunë të ndalojë vlerën më themelore në demokraci, oksigjenin e saj. Studentët nuk janë anëtarë të PD-së", tha ai, ndërsa shtoi se, ata janë të rinj që kërkojnë të mos diskriminohen nga qeveria, e cila ka vendosur një taksë të rëndë për ta, të papërballueshme".
Më tej, Basha theksoi se Partia Demokratike do të jetë në krah të studentëve, derisa kauza e tyre të triumfojë. Sipas tij, revolta ka pushtuar çdo qytetar dhe zgjidhja e vetme mbetet largimi i kësaj qeverie.
"Angazhohem se do të bëjmë drejtësi. Secili prej dhunuesve me uniformë shtetërore, e deri tek urdhëruesit do të përgjigjen për dhunimin që u kanë bërë të rinjve. Prokuroria të nisë menjëherë hetimin. Ne jemi në krah të tyre derisa kauza e tyre të triumfojë", tha Basha. /ATSH/
/Shqiptarja.com