Kryetari i Partisë Demokraike, Lulzim Basha, dënon veprimet e Policisë së Shtetit gjatë protestës së organizuar sot nga shoqëria civile ndaj rritjes së çmimit të energjisë.
Përmes një postimi në Facebook, Basha thekson se protesta është një komunikim demokratik i qytetarit me qeverinë, por që në Shqipëri nuk dëgjohet.
"Protestuesi paqësor dëgjohet kudo, por jo nga klika sunduese e Tiranës. Sot, shkruan Basha, aktivisti i shoqërisë civile, i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, avokati Altin Goxhaj, u dhunua nga policia partiake e Ramës. Aktivisti i shoqërise civile u kërcënua se guxoi të dilte kundër rritjes së çmimit të energjisë, se guxoi të mbronte mbi 2 milion shqiptarë", theksoi Kreu i Partisë Demokratike.
"Policia partiake, shtoi ai, mund të dhunojë një njeri a dhjetë, por nuk mund t'i mbylli gojën një populli që lufton për mbijetesë, që nuk do rritjen e çmimit të energjisë, se nuk ka me çfarë ta paguaje", përfundon postimi i Bashës në faqen e tij Facebook.
ATSH
/Shqiptarja.com