TIRANË, 10 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike akuzon qeverinë, si qeveria e papunësisë dhe se ajo po mashtron me shifrat, duke i çuar përtej të besueshmes me 81 mijë vende të reja pune, madje katër herë më shumë se Amerika.
"Qeveria e papunesisë thote se ka hapur në një vit mbi 81 mijë vende të reja pune. Me këto genjeshtra, del se kanë hapur 4 herë me shumë se Amerika", shprehet kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim në faqen e tij, Facebook.
"Duke ruajtur raportet e popullsisë, amerikanët kanë hapur rreth 7 mijë vende pune të reja për çdo një milion banorë gjatë 2014. Ndërsa mashtruesit e rilindjes paskan hapur mbi 27 mijë për një milion banorë!!! A mundet një ekonomi në krizë si e jona të hape 4 herë më shumë vende pune se një ekonomi në rritje si e ShBA??? Rrena dhe mashtrim për popullin, punët për vete, ky është realiteti Rama-Meta", përfundon Basha komentin e tij. /a.ke/