Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë deklaratës për mediat për tenderin e Unazës së Re u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së studentëve. “Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që t’u bashkohen të gjitha përpjekjeve për të ndaluar vjedhjet e Edi Ramës. Ju bëj thirrje t’i bashkohen protestës së banorëve të Unazës, të Shkozës, të Bulevardit të Ri. T’u bashkohen qytetarëve që protestojnë prej 10 muajsh për teatrin. T’u bashkohen studentëve që protestojnë për të drejtën e tyre për dije dhe arsimim”tha Basha (lexo këtu).
Lajmi kryesor: