Unaza e Re, Basha: Rama hajdut, të hetohet ministri dhe ARRSH për tenderin e lotit nr. 1

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar përmes një deklarate për mediat pas njoftimit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar se ka ndërprerë punimet në lotin Nr.1 të segmentit të Unazës e Re deri në sqarimin e pretendimeve  të bëra mediatike për falsifikim dokumentacioni nga kompania “DH Albania shpk” qe fitoi tender me një bashkim operatorësh. Lideri i PD kërkoi hetimin e ministrit të Infrastrukturës dhe ARRSH-së, ndërsa e cilësoi kryeministrin Rama si ideatorin e vjedhjes.

“Sot të gjithë po shohin Ramën e vërtetë pa maskë dhe fasadë. Arroganca, dhuna dhe këmbëngulja mizore dy mujore për të nxjerrë nga shtëpitë qytetarët frymëzohet nga makutëria për para. Sot Edi Rama ka nxjerrë ARRSH që të bëjë mashtrimin e radhës, por duhet të dalë para drejtësisë. Të gjitha koncesionet e ARRSH për rrugët janë akte korrupsioni dhe të gjithë bashkë me ministrin duhet të hetohen dhe të nxirren para drejtësisë. Por ideatori dhe përfituesi i këtyre vjedhjeve është Edi Rama.

Para parasë për atë nuk vlejnë as banorët, as studentët dhe as e ardhmja. Për Ramën qëllimi është vjedhja. Kam një thirrje për të gjithë, mos mbroni kriminelët, mos mbroni vjedhjet, media të hetojë aktivitetin e qeverisë. Bëjeni, mos u bëni palë me të keqen. Studentëve dhe banorëve të unazës u them se jam me ju, demokratët janë me ju. Detyra jonë është që të përfaqësojmë njerëzit. Japim mbështetjen tuaj. Duam drejtësi dhe qeverisje të ndershme. Askush nuk duhet të rrijë i heshtur. I bëj thirrje ti bashkohen protestën së banorëve të unazës së re, studentëve, mos dëgjoni përçarësit” deklaroi Basha.

Pas daljes së lajmit, ARRSH theksoi se në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë zyrtarisht pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kjo kompani, në zbatim të përcaktimeve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj. Në rast të zgjidhjes së kontratës, ARRSH thotë se do të rifillojë menjëherë procedurat e prokurimit për këtë lot për të mundësuar përfundimin në kohë të këtij projekti të rëndësishëm për kryeqytetin (lexo këtu). Ndërkohë që banorët e Unazës së Re vijojnë protestën prej më shumë se një muaji duke kundërshtuar largimin nga banesat pa dëmshpërblim të plotë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rruqja: 07/12/2018 20:28

    O lulush hollandezi bie shum ne sy shpirti yt i lig kur shikon rrumpallhone rremuja se kujton se do shpetojsh nga krimet qe ke bere ktij populli .Ndigjova se folen andej nga Kukesi per mrekullit qe po ben ne partin tende e shkermoqe e bere nje thele me hilet qe ke ne shpirt e ne zemer vajmedet te besoj populli ty do i bie kernetes pastaj sic i ra per kater vjet .o njeri qe gezon gjith anet me negative qe i mbart krimineli me i eger ne bote ..Qeshja jote te tmerron femijet ne bark te nenes .

    Përgjigju
  • Roza: 07/12/2018 17:24

    Mbasi te heyohet Basha per rrugen e kombit, atehere te hetohet unaza

    Përgjigju
  • Highlanderi: 07/12/2018 16:59

    O Lula bajga hajdut dhe vraeses flet per hajni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë