Basha:Rama do ta kthejë vendin
republikë të pastrimit të parave

Basha:Rama do ta kthejë vendin<br />republikë të pastrimit të parave
Kreu i PD, Lulzim Basha në fjalën e mbajtur te çadra në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë mbrëmjes së sotme ka deklaruar se Rama do ta kthejë vendin në Republikë të pastrimit të parave.
  
“Hakmarrja politike është një dimension por pas saj fshihet një gjë më e madhe Rama pasi ia hapi dyert krimit ka marrë në dorë një operacion për pastrimin  e parave. Ai ka përfshirë familjarë të tij në një bankë të dyshuar për transaksione të pastrimit të parave", tha Basha.

Sipas kreut të opozitës Rama po përpiqet të kapë institucionin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që të vendosë gjoba para zgjedhjeve.
  
"Përpjekja do të jetë të vendosen gjoba ndaj kompanive të siguracioneve para zgjedhjeve"
, tha ndër të tjera Basha.
 
Basha vijon të mbajë qëndrimet e tij për bojkot të parlamentit dhe refuzon të negociojë ndërsa thekson se i vetmi organ funkisonal në vend është vetëm qeveria e krimit.
 
"Është një parlament i krimit, ka rënë parlamenti, kanë rënë bashkitë, ka rënë media që ndodhet në presion të jashtëzakonshëm. Tani paska mbetur një institucion pa kapur që është Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe ky do të jetë hapi i ardhshëm i Edi Ramës nesër në orën 10. Institucioni i vetëm që është në këmbë është qeveria e krimit. Rama do ta kthejë këtë vend në një republikë të pastrimit të parave. Kjo është qeveria e krimit, e drogës e parave të pista",
u shpreh lideri i opozitës.

Fjala e plotë e Bashës
Ditë e nesërme në orën 10 të mëngjesit Edi Rama ka urdhëruar shkarkimin e drejtoreshës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, një institucion i barabartë nga rëndësia me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Kjo ndodh për disa arsye; së pari qartësisht sepse është një person që nuk e kontrollon dot politikisht, pra për hakmarrje politike. Është padyshim një nga personat më të kualifikuar, në Ballkan edhe në Evropë për punën e kryer, e vetmja e votuar dy herë me120 vota në Kuvendin e Shqipërisë me dy kualifikime amerikane dhe britanike në fushën e kualistikës, pra në parashikimin e dinamikave të veprimeve të sigurimeve. Është bashkëshortja e një prej krerëve të koalicionit tonë, Dashamir Shehi.
 
Po pas hakmarrjes politike fshihet diçka më e madhe. Edi Rama pasi i hapi dyert krimit të organizuar dhe parave të drogës, ka marrë në dorë një operacion masiv kombëtar dhe ndërkombëtar për pastrimin e parave. Për këto arsye, qartësisht ka përfshirë familjarët e tij në një bankë të dyshuar për transaksione të pastrimit të parave, është diçka që e kanë raportuar mediat dhe për bashkëshorten e tij. Edhe pas kapjes së Autoritetit të mbikëqyrjes financiare qëndrojnë po kështu familjarët e Edi Ramës.

Përpjekja do të jetë që të vendosen dhe gjoba të majme ndaj kompanive të sigurimeve në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Eshtë e qartë pra që shteti mafioz kriminal dhe narkotrafikant i Edi Ramës, nuk ndalet para asgjëje për të asgjësuar çdo institucion të pavarur. Asnjë institucion i pavarur nuk ka mbetur pa u asgjësuar nga krimi dhe droga dhe nga shteti narkotrafikant i Edi Ramës. Ka rënë parlamenti, është një parlament i krimit, ligji për dekriminlaizimin nuk zbatohet. Kanë rënë bashkitë e vendit për të njëjtat arsye. Ka rënë cdo institucion tjetër i vendit. Ka rënë shtylla e katërt, media e cila ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm pikërisht sepse duhet ti shërbejë shtetit të krimit, shtetit të drogës të narkotrafikut dhe tani që kishte mbetur një institucion i pakapur që ishte Autoriteti i mbikëqyrjes financiare, dhe ky do të jetë hapi i ardhshëm i Edi Ramës, nesër në orën 10.

Në këtë realitet, vendimi i qytetarëve shqiptarë, qëndresa këtu, është vendimi më i drejtë. Institucioni i vetëm që është në këmbë, është ai i që ka shkatërruar çdo institucion tjetër të republikës, është qeveria e krimit e drogës dhe e parave të pista dhe e industrisë së larjes së parave me në krye një njeri që solli kriminelët në politikë, mbuloi Shqipërinë me drogë, që i dha mbështetje kriminelëve, siguroi mosndjekjen e tyre penale, i nxori bandat dhe kriminelët që ishin ndjekur dhe ishin dënuar në burgje, dhe ky njeri pra tani kërkon që ta kthejë këtë vend dhe në një republikë të pastrimit të parave, të parave të pista të politikës, të parave të pista të krimit. Ndaj edhe largimi i këtij institucioni është zgjidhja e vetme.

Qeveria e narkotrafikut, e drogës dhe e bandave duhet të largohet dhe do të largohet me çdo kusht.
Ky shesh i qëndresës qytetare është prova se shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë që  institucioni i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të jetë viktima e radhës së qeverisë së krimit, drogës, bandave dhe pastrimit të parave. Ndaj, alternativa e vetme, e vetme e përsëris, është largimi i Edi Ramës. Republika e vjetër do të marrë fund me largimin e tutorit të krimit, të drogës dhe të parave të pista, dhe kjo do ti hapë rrugën një republike të re për qytetarët dhe të qytetarëve shqiptarë.​


  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)