Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli sot në një konferencë për mediat për të dënuar edhe një herë qëndrimin e qeverisë serbe për ngjarjen e ndodhur në Beograd, duke i kerkuar ne te njejten kohe kryeministrit Rama të anuloje vizitën në Serbi.
"Asnjë distancim nga fyerjet e himnit tonë kombëtare në fillim të ndeshjes, fyerje në kor. Asnjë distancim nga thirrjet raciste "Vritini shqiptarët". Asnjë distancim nga dhuna jo vetëm nga huliganët, por edhe nga policia serbe. Asnjë distancim nga fyerja e gazetarëve, diplomatëve dhe stafit tonë, përkundrazi, policia i ka mbajtur iso huliganeve", tha Basha
Ai u shpreh: "Shikoni qëndrimin ordiner dhe provokues të presidentit të Serbisë Niloliç, kur thotë se Shqipërisë do t'i duhen shekuj për t'u bërë vend normal. Këto janë mesazhe që i thonë Shqipërisë mos eja. Dera është e mbyllur. Si klasë politike e demokracisë në Shqipëri, kemi dashur dhe vazhdojmë të bëjmë tonën për një histori të re marredhëniesh për një vend fqinj siç është Serbia. Bashkohemi të gjithë për të investuar për perspektiven evropiane të të gjithë vendeve të rajonit, por fatkeqesisht, në anën tjetër, urrejtjet dhe dhuna në shtëpinë e saj, gjestet anti-NATO, paradat në Beograd për të respektuar agresorin e lirisë, tregojne se Serbia është e dyzuar dhe e shtirur për integrimin evropian".
Basha iu përgjigj interesit te mediave për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi dhe u shpreh se "Pas ngjarjes së të martës, insistimi i kryeministrit Rama për të trokitur në derën e mbyllur serbe, është shumëfish më i pakuptimte, shumëfish më i padenje. Ndaj sot i kërkojmë kryeministrit të shtyjë minimalisht vizitën në Beograd. Një vizitë në këto kushte nuk ia vlen".
ATSH
/Shqiptarja.com