Basha: Rama mos fshihet pas
katër largimeve, qeveri teknike

Basha: Rama mos fshihet pas<br />katër largimeve, qeveri teknike
Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot nga çadra e ngritur para Kryeministrisë se nuk do të ndalë protestën pas ndryshimit të katër ministrave, por do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike që sipas tij do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
"Ne e dimë se Tahiri shërbeu denjësisht për kriminalizimin e policisë së shtetit, Beqja shërbeu për krimin më të rëndë, shpenzimin e parave të shqiptarëve që duhet të shkonin për shëndetin e të sëmurëve, por shkuan në xhepat e 2-3 oligarkëve të lidhur me pushtetin.
 
Ne të gjithë e dimë se ata që largoi janë shërbëtorë të vetë atij, njeriut që është në krye të kupolës së krimit dhe korrupsionit në vend.
 
Ndaj largimi i çirakëve jo vetëm nuk na shtendos nga qëndrimi që kemi mbajtur, por na inkurajon për t’i shkuar deri në fund betejës që kemi nisur.
 
Lëvizja jonë nuk do të ndalet derisa të bjerë republika e vjetër që i trajton zgjedhjet si një mundësi për të kapur pushtet e jo si tempullin e shenjtë të demokracisë.

 
Kjo protestë nuk do të ndalet me këto ndryshime, kjo lëvizje nuk do të ndalet me largimin e 4 ministrave, duam në qeveri teknike
" deklaroi ai.
 
Gjithashtu Basha i bëri thirrje Ramës që të mos fshihet pas largimeve fasadë të shërbëtorëve, por të bëj transparencë për çështjen e kontenierëve me plehra që publikoi një media italiane. 

 
Fjala e Bashës
Në kemi parë dhe takuar shumë qytetarë dhe anëtarë të PS në këtë tendë. Socialistët kanë qenë kundërshtarët tanë, por nuk kemi harruar asnjë çast, na bashkonte shqetësimi për fatet e vendit.
 
Sot socialistët që kanë pasur guximin të na bashkohen, i shqetëson kriminalizimi i politikës.
 
Shteti është kapur nga krimi i organizuar. Rilindja, maska e krimit mbi një formacion politik shqiptar, procesi politik është asgjësuar.
 
Në parlament njerëz të dënuar për drogë dhe prostitucion dhe që nuk i lidh asgjë me PS.
 
18 Shkurti lëvizja më e madhe qytetare, morëm një vendim të madh të rëndësishëm për të mos u larguar pa garantuar zgjedhje të lira, me qeveri teknike me mbështetje të gjerë dhe largimin e Ramës.
 
Ne e dimë se Tahiri shërbeu denjësisht për kriminalizimin e policisë së shtetit, Beqja shërbeu për krimin më të rëndë, shpenzimin e parave të shqiptarëve që duhet të shkonin për shëndetin e të sëmurëve, por shkuan në xhepat e 2-3 oligarkëve të lidhur me pushtetin.
 
Këta të dy dhe ata dy tjerët janë shërbëtorë të Ramës, ndaj largimi i çirakëve nuk na tendos, por na inkurajon për t'i shkuar deri në fund betejës.
 
Kujton ai se do të ndalim këtë protestë, por kjo lëvizje nuk do të ndalet me largimin e 4 ministrave.
 
Mbrëmë jam njoftuar nga gazetarë amerikanë për fakte të reja për skandalin e kontenierëve me plehra. Nëse është e vërtetë nuk është asgjë më pak se gjenocid ndaj shqiptarëve, Rama duhet të japë shpjegime.

U depozituan në tokën e shqiptarë kundër ligjit, nëse kjo është e vërtetë do t'i bëj thirrje popullit që Rama të trajtohet si ata që bëjnë gjenocid kundër popullit të vet.
 
Mos u fshi pas dorëheqjeve fasadë të shërbëtorëve të tu bëj transparencë për këtë mega aferë. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro