Kreu i PD Lulzim Basha në ditën e dytë të protestës para zyrës së kryeministrit Rama ka ritheksuar dhe një herë që kushti i vetëm për t’i dhënë fund sipas tij demokracisë 'falso' është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ai ka deklaruar se fakti që Rroshi është ende në krye të Bashkisë së Kavajës apo prania në Kuvend e deputetëve me të shkuar kriminale është nje tregues që Rama nuk shkëputet dot nga kriminelët. Sipas tij këta "kriminelë" kreut të qeverisë i duhen për të vjedhur votat e qytatarëve pasi nuk mundet t'i fitojë dot ndryshe zgjedhjet.
"Nuk përballet dot me gjykimit, nuk i lëshon kriminelët, Rroshi ende në krye të bashkisë, 19 deputetë me të shkuar kriminale i ka akoma në kuvend, i mban se i duhet për zgjedhjet. Prandaj nuk e do votimin elektronik pasi nuk maipulon dot votat e qytetarëve", u shpreh Basha.
Ai është shprehur se Rama nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e tij por ajo ç'ka u ka ofruar shqiptarëve është vetëm fasada
"Demokraci fasadë, s’ka rëndësi së çmendojnë qytetarët, votat shiten, siç ndodhi në Dibër. Arsim, shëndetësi, demokraci fasadë", tha Basha.
Protesta e zhvilluar përpara kryeministrisë, sipas Bashës i ka treguar botës se sa të vendosur janë shqiptarët për ta hedhur poshtë këtë fasadë të krijuar nga Rama dhe se kjo protestë nuk ka qenë një vendim i PD por ka qenë vendimi i vetë qytetarëve.
"Sot bota ka dëgjuar diçka të madhe nga shqiptarët vendosmërinë për t’i thënë fund kësaj fasade të krijuar nga usati i fasadave", shtroi Basha.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO