Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar raportin e Dhomës Amerikanë të Tregtisë duke thënë se situata e vështirë ekonomike ka ardhur si pasojë politikave klienteliste të qeverisë. Për Bashën i vetmi shpëtim është plani ekonomik i PD-së me taksën e sheshtë 9 % që sipas tij do të sigurojë nxitje ekonomike, rritje të punësimit, nxit investime dhe ul informalitetin.
Kryedemokrati shprehet se korrupsioni po gërryen ekonominë dhe se konkurrenca e padrejtë po e shkatërron atë dhe se plani ekonomik i PD që ai propozon do të garantojë një konkurrencë të drejtë dhe përmirësim i klimës së biznesit.
"Me shqetësim mësova përfundimet e raportit të Indeksit të besimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë AMCHAM për vitin 2019, ku regjistrohet rënia më e madhe e ekonomisë në 8 vitet e fundit. Raporti është një pasqyrë e situatës ekonomike dhe e korrupsionit që po gërryen ekonominë, po largon investitorët, po mbyll vende pune e varfëron shqiptarët. Konkurrenca e padrejtë, performanca zhgënjyese e ekonomisë, klima e përgjithshme e keqe për biznesin, niveli i lartë i korrupsionit, ekonomia joformale, burokracia, niveli i lartë i taksave dhe vetë qeveria me politikat e saj klienteliste janë pengesat më të mëdha për të bërë biznes në Shqipëri. Unë i kam dëgjuar shqetësimet e përfaqësuesve të Dhomës Amerikane, dhomave të tjera të tregtisë dhe industrisë, të biznesit të vogël etj. E di se biznesi ka nevojë urgjente për ndryshim të kësaj situate, për zgjidhje që garantojnë konkurrencë të ndershme, lehtësi fiskale dhe përmirësim të klimës së të bërit biznes.Bazuar mbi këto nevoja ne kemi hartuar një platformë ekonomike në të cilën parashikohet: Taksa e sheshtë 9%, eleminimi dhe thjeshtëzimi i lejeve dhe licencave, eliminimi dhe bashkimi i 18 taksave për të rimoduluar sistemin tonë fiskal. Njëkohësisht plani ynë parasheh dhe ristrukturimin e agjencive dhe institucioneve doganore, fiskale dhe të regjistrimeve. Më thjeshtë dhe më lehtë për të gjithë. Për mua dhe PD punësimi dhe zhvillimi ekonomik janë prioritetet kryesore dhe për ta arritur këtë ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investimet e huaja, do të fuqizojmë biznesin vendas dhe do të reduktojmë hapësirat për abuzim dhe korrupsion që sot po i marrin frymën biznesit në Shqipëri", shkruan Basha.
Ditën e djeshme ambasadorja e SHBA, Yuri Kim gjatë konferencës së Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e biznesit bëri thirrje klasës politike të bashkëpunojnë dhe luftojnë korrupsion pasi populli do ndryshimin.
Po pse behesh kaq bajat o i shkrete!
PërgjigjuJe aq medioker sa qe po erdhe ne pushtet jo qe do na rrenosh me keq po do na fundosesh fare dhe do themi luli na e nguli.. ik o lulush nderro profesion se me politiken je ezauruar
PërgjigjuJemi me ps jemi per sallam
Përgjigjuik o gomar
PërgjigjuLuli 7*7=42 me kete llogjiken tende prej analfabeti do shpetosh ekonomine ti hajdut,ti ben vetem hesapet per veten tende ku te vjedhesh me shume,paci mallkimin tone per 7 breza.
PërgjigjuEh or njerez shyqyr qe kemi kete planin e pd se. Parja per toke. Njerzit do lene Italine , Ameriken , Gjermanine , Francen dhe do i turren Shqiperise. Famulltari i katedrales se shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri ka bere nje plan marshall per te nxjerre Shqiperine nga gjendja e veshtire ekonomike, ne do ja kalojme Gjermanise ne 2021.
PërgjigjuFiks. Jemi mire sic jemi. Me hapa te vegjel por ekonomia me kte qeveri ecen vetem perpara. Nese jo per te gjithe te pakten per ca po.