Korrupsioni zbraps investitorët/ SHBA thirrje klasës politike: Luftoni korrupsionin dhe bashkëpunoni, populli do ndryshim

TIRANE-Shqipëria konsiderohet nga bizneset amerikane si një vend i pafavorshëm për të zhvilluar biznes. Shqetësimet mbeten të njëjtat por armiku kryesor mbetet korrupsioni. Gjatë prezantimit të të dhënave ambasadorja e SHBA në vend Yuri Kim bëri thirrje për të luftuar këtë fenomen që të tërhiqen më shumë investitor.

"Lidhur me klimën e biznesit dhe kemi marrë mendime nga shumë investitorë. Rritja e mundësive të biznesit të amerikanëve është një nga prioritetet e mia këtu në Shqipëri. Anketimi tregon një rënie në klimën e biznesit 2019, përveç tërmeteve, ka edhe pengesa strukturore që bëhen pengesë. Disa problematika janë: Klima politike, Konkurrenca e padrejtë, Korrupsioni. Në tre prioritetet që kam që është rritja e marrëdhënieve për mbrojtjen dhe rritja e investimeve, secila ndikohet nga korrupsioni, shpresoj që komiteti i biznesit do të shikojë për zgjidhje praktike.

Pres të shoh vizionin e dhomës amerikane për rritjen e investime, si do rritet punësimi dhe si do të tërhiqen investimet amerikane. Janë pyetje për dhomën amerikane dhe për qeverinë. Njerëzit janë të mërzitur nga deklaratat duan politika për të arritur një standard të mirë jetese. Shqiptarët duan zgjidhje dhe që udhëheqësit të punojnë së bashku dhe qeveria të mundësoj një të ardhme më të mirë, të luftohet korrupsioni dhe të kenë një ekonomi më të mirë. Sërish ju sfidoj të gjithëve që ta përdorni raportin e sotëm për të korrigjuar gabimet. Populli shqiptar do rezultate, vizion dhe mbetem besimplotë se politika shqiptare është e aftë ta kalojë këtë sfidë, SHBA do ju mbështes gjithmonë", tha Kim.

Indeksi i Besimit të Dhomës Amerikane, që vlerëson klimën e të bërit biznes gjatë sondazhit të zhvilluar në 2019, ku morën pjesë 221 biznese, konkludoi në faktin se indeksi ka rënë me 5%. Presidenti i dhomës Amerikane Enio Jaço, tha se është dyfishuar numri i bizneseve që nuk besojnë tek klima e biznesit në Shqipëri.

Pavarësisht indikatorët në rënien më të lartë në 8 vite, Ministri i Sipërmarrjes Eduart Shalsi pohon se hapat pozitiv janë të shumta, por kriza politike dëmtoi ekonominë. Sipas tij sprovat e tërmetit u kaluan me sukses. Ndërsa për Partinë Demokratike zgjidhja është taksa e sheshtë. Po ashtu edhe drejtori i BERZH në Shqipëri, vuri theksin tek investimet, duke këshilluar që të rritet vëmendja ndaj sektorit të turizmit. Megjithatë bizneset amerikane shohin një të ardhme optimiste, për vitin 2020, edhe pse situata e pandemisë mund të ndryshoj përsëri parashikimet e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
Jorida Tabaku: Shteti nuk mbahet me gjoba, zgjidhja është taksa e sheshtë

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku nga konferenca e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë pas akuzave kundër qeverisë u shpreh se zgjidhja është programi i PD-së me taksën e sheshtë, 9%.

"Nuk më pëlqen optimizmi i tepruar i zotit Shalsi. Jemi në një situatë tjetër sot, dhe zgjedh që të flas për të ardhmen duke pasur parasysh edhe situatën aktuale dhe problemet që u paraqitën sot këtu. Situata ekonomike pavarësisht krizës së COVID, efektit që do të ketë në të gjithë botën, por varet edh enga politikat qeveritare.

Ne mendojmë për një politikë të re fiskale, një taksë të sheshtë. Sot ka institucioni dhe rregulla pa fund, që ndryshohen papritur, krijojnë probleme, monopole, mungesa e konkurrencës, oligarkizimi.

Kemi nevojë të grupojmë ato 18 taksa dhe tatime në një taksë të sheshtë për t'i dhënë frymë biznesit, jo ti biem në qafë, por të jetë partneri më i madh. Taksa e sheshtë mund të zgjidhë problemin e informalitetit, etj.  150 herë kanë ndryshuar ligjet fiskale në 7 vitet e fundit. Shteti nuk mbahet me gjoba, por me taksa" tha ajo.

Ora 11:44
Indikatorët negativë, Shalsi: Kriza e sajuar nga opozita ndikoi te klima e biznesit

1593423920_shalsi.jpg

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi referuar situatës së shkaktuar nga COVID-i u shpreh se pandemia e kapi të gjithë botën të pa përgatitur dhe në situata të paprecedenta edhe masat duhet të jenë të tilla. Në klimën e biznesit për ministrin ka ndikuar edhe konflikti politik dhe protestat e opozitës.

"Pandemia e kapi edhe botën të papërgatitur. Ato masa që u morën për tërmetin nuk merren në këtë pandemi. Situata e acaruar politike e dëmton sipërmarrjen. Kriza e sajuar politike që opozita braktisi parlamentin dhe të dezertojë nga zgjedhjet e qershorit nuk ishin zgjedhjet e duhura.

Indikatorët negativ ndihmojnë për t'u përmirësuar. Kohët janë të paprecedenta dhe masat duhet të jenë të tilla. Ka një element të përbashkët me të gjitha sondazhet, një nga ato është klima e sajuar politike. Braktisja e parlamentit nuk ishin hapi i duhur" tha ai.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant usa: 30/06/2020 02:52

    Well come ms Kim in coraption government. Ketu ne shqiperi ka tendera qe automatikisht I fiton RILINDJA Ketu ne shqiperi vidhet prona Private dhe policija hesht ka vetem vendime partije krimi eshte sheshit kemi nje polici partjake vetem Per PROTESTA keshtu qe nuk pritet qe bizneset Me kete situate korrupsioni as qe behet fjale Per biznes

    Përgjigju
  • Yurit: 29/06/2020 15:15

    Ti zonja ambasadore qe kur pranon takohesh me eduart shalsin, qe e ka dhene devizen si do vjedhin qe muajin pare qe erdhen ne pushtet, qe ketu e ke te djegur filmin para popullit te vuajtur shqiptar. Kjo eshte tallje, eshte turp, eshte e papranueshme nga kushdo. Keto filma qe beni ju thjesht dhe vetem ju diskretitojne ne syte e popullit shqiptar. Askush ska me besim tashme edhe tek ambasada shba, sepse fjalet nga veprat i ndan nje lume i gjere. Vazhdoni degjoni shalsin me shoke tju japin arsyet e turpshme se kush e ka fajin per kete gjendje. Turp

    Përgjigju
  • AltinTop: 29/06/2020 13:25

    ore me ke flet kjo..?? Apo ka fillu rakine...

    Përgjigju
  • Xhemali: 29/06/2020 11:43

    Tani po, me ktë thirrjen i ndreqe gjerat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia