Basha: Rama të anulojë projektin
1 mld $, skemë pastrimi parash

Basha: Rama të anulojë projektin<br />1 mld $, skemë pastrimi parash<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama të anulojë projektin 1 miliardë dollarë, pasi sipas tij është një skemë mafioze për pastrimin e parave të drogës. 

Ai tha se PD do propozojë që paratë e parashikuara për koncesione, të shkojnë për tekste shkollore falas të nxënësve nga klasa e parë deri te klasa e nëntë. "Ne do propozojmë që blloku i parave që do u çohet si dhuratë, si patë e pjekur oligarkëve dhe karteleve të krimit për të pasturar paratë e drogës, përmes skemës së koncesioneve që u kushton qindra mln euro çdo vit shqiptarëve dhe skemës së pastrimit të parave të pista PPP-së 1 mld, të zhbëhet. Këto para, në vend që të shkojnë te 0.01 të shqiptarëve, oligarkëve që po bëhen gati t'i pastrojnë këto para të drogës, të shkojnë aty ku shoqëria ka më shumë nevojë, te fëmijët të cilët nuk kanë pse të paguajnë tekste shkollore nga klasa e parë deri te klasa e 9", u shpreh Basha.

Gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha ka paralajmëruar betejë të fortë në Kuvend nga opozita kundër draftit të projektbuxhetit dhe paketës fiskale sipas propozimit të mbërritur nga qeveria. Basha tha se buxheti është projekt mafioz në funksion të pastrimit të parave të krimit. Megjithatë, kreu i PD tha se opozita nuk do tërhiqet por do bëjë propozime për amendimin e buxhetit, i cili sipas tij duhet të shkojë në funksion të qytetarëve dhe jo oligarkëve. "Dua të sjell konkluzionet e grupit tonë parlamentar për mbledhjen e nesërme. Nesër, Edi Rama ka ndërmend të finalizojë buxhetin e pastrimit të parave të pastra, të goditjes së biznesit të vogël dhe të mesëm, të rrënimit të mëtejshëm të shëndetësisë, të ndotjes së Shqipërisë me skemën 400 mln euro të inceneratorëve.

Qëndrimi i PD, ka qenë dhe mbetet kundër këtij pr/buxheti i cili është dhe duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie, të cilin ne nuk do ta lejojmë të zbatohet, pjesë e këtij qëndrimi do jetë dhe dita e nesërme në Parlament, për të bërë transparencën totale para qytetarëve, për ndalimin e këtij projekti mafioz. Do paraqesim amendamente në Kuvend të cilat synojnë të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave që është ndërtuar në këto 4 vite duke propozuar taksën 9%, TVSH 15% dhe rritjen në 12 mln lekë të kufirit të TVSH-së për biznesin e vogël.

Te rritja e buxhetit për arsimin 5%, mbështetje për fermerët në 15 milionë euro të subvencioneve. Në programin tonë ekonomik kemi një mbështetje të fuqishme për fermerët. Kjo skemë u arrit në vitin 2013 dhe prejk atij viti nuk ekziston më. Sa marrin tre fabrika sallami në Korçë, marrin të gjtiha paratë e subvencioneve, ndërsa fermerët nuk marrin asnjë kacidhe. Qeveria të mbajë nivelin e pagave dhe pensioneve si në vitin elektoral, të mbajnë këtë nivel, kjo është plotësisht e mundur",
tha Basha. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje