Basha: Rama të vijë në çadër
të firmosim qeverinë teknike

Basha: Rama të vijë në çadër<br />të firmosim qeverinë teknike
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i përgjigjur kryeministrit Edi Rama se e mirëpret në çadër, por për të firmosur qeverinë teknike.
 
Gjatë një bashkëbisedimi me fermerët Basha komentoi deklaratën e kreut të qeverisë i cili u shpreh një ditë më parë se ishte i gatshëm të dialogonte me PD-në edhe te tenda e protestës.

Basha theksoi se çadra do ta mirëpresë Ramën si të penduar në mënyrë që ai të japë dorëheqjen përpara protestuesve.
 
"Dje tha se do të vinte në këtë çadër. E mirëpres në këtë çadër për të firmosur qeverinë teknike, kapitullimin pa kushte të krimit dhe drogës këtu në shesh, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nga kjo çadër dhe ky shesh Shqipëria e vërtetë ta mirëpresë si të penduar. Të mirëpresim dorëheqjen e tij këtu në këtë çadër", u shpreh Basha. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)