Basha: Rama u braktis në Dibër
fjalimi më i shkurtër i jetës së tij

Basha: Rama u braktis në Dibër<br />fjalimi më i shkurtër i jetës së tij
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave që Kryeministri Rama bëri gjatë prezantimit të kandidatit të PS në Dibër. Kryedemokrati e cilësoi fjalimin e Ramës si më të shkurtrin që ka bërë në  jetën e tij. Basha theksoi se Rama nuk ka bërë asnjë investim për dibranët, prandaj ai u braktis prej tyre.

Do të mbahet mend se në Dibër Rama mbajti fjalimin më të shkurtër të jetës së tij. Dhe kjo për një fakt të tjeshtë, s'kishte çfarë të thoshte. S'ka mbajtur asnjë premtim dhe këtë dibranët nuk ia harrojnë. S'ka bërë asnjë investim dhe këtë dibranët e shikojnë. Jua ka bërë jetën më të vështirë e të pasigurtë dhe këtë dibranët e ndjejne në kurriz.3 vjet e gjysëm më parë mbolli rrenën e Rilindjës në Dibër dhe sot ishte dita e të korrave: Braktisja totale. Braktisje nga Dibranët, braktisje nga të majtët, braktisje edhe nga socialistët e tradhëtuar dhe të shitur toptan nga ai tek bandat e krimit dhe të drogës që ka sjellë në Diber”, shkruan Basha në “Facebook”.

Pas deklaratës së Ramës që nuk do të largohet nga zyra pa bërë rrugën e Arbrit, Basha theksoi se kryeministri nuk ka bërë asnjë km rrugë në 40 muaj.

"Rama nuk do të arrijë të bëjë asnjë kilometeër rrugë siç nuk ka bërë as edhe një në 40 muaj.
Së pari, sepse nuk ka prioritet qytetarët, zhvillimin e vendit. Paratë për vete e për miqtë, janë e vetmja formë e qeverisjes së tij. 
Së dyti, sepse koha e Ramës ka mbaruar. Ka vjedhur, poshtëruar, varferuar, sunduar shqiptarët e dibranët që ditën e parë, e tani ka ardhur fundi.
S'ka me kohë për Edi Ramen. S'ka më kohë për trafikantët. S'ka më kohë për hajdutët. S'ka më kohë për krimin.
3 vjet e gjysëm vuajtje e skamje për një popull nuk janë lojë. Shqiptarët dhe Dibranët do të dinë të rifitojnë kërë kohë të humbur. Do të kapin me ritmin e duhur rrugën e zhvillimit, të punës, të sigurisë, të dinjitetit njerëzor.‪#‎Shqipëria më mire pa Edi Ramën
”, mbyll shkrimin e tij Basha.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor