Basha- Ramës: Bojkot Kuvendit
derisa të kemi zgjedhje të lira

Basha- Ramës: Bojkot Kuvendit<br />derisa të kemi zgjedhje të lira
Në ditën e 15 të protestës, kreu i Partisë Demokratike ka ritheksuar edhe një herë se nuk të të rikthehet në parlament nëse nuk garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas tij, Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira, pasi e di që shqiptarët nuk do ta votojmë më sërish.
 
“Ai e di se me zgjedhje të lira dhe të ndershme, populli e ka marrë vendimin dhe Rama do të shkarkohet me plebishit me përmasa të pa dëgjuara në fitoren e historisë, i zhytur deri në fund me krimin e organizuar”, u shpreh Basha.
 
Basha u fokusua mbrëmjen e sotme në gjendjen e shëndetësisë sipas të cilit është në gjendje mesjetare.

Ai ka akuzuar kryeministrit Rama se 1 mld euro të cilat duhet t’i investonte në shëndetësi, Rama ka zgjedhur që të shpërndajë në koncesione të korruptuara për miqtë e Ramës.   

"Por ai zgjodhi  të bëjë diçka tjetër me 1 mld euro, ai zgjodhi t’i jap kontratën e koncesionit mikut të tij dhe Beqajt për sterilizimin,  shërbim i cili ekzistonte. Rama zgjodhi t’i jap Vilma Manushi , 80 mln euro për të bërë një shërbim që nuk bëhet ose kur bëhet ka zero vlerë, zgjodhi që mln euro t’u jap me tendera që i fitojnë vetëm disa persona, miqve të tij. Këto janë zgjedhjet e kryeministrit, kishte mundësi të zgjidhte që të zgjidhte për qytetarët por zgjodhi për xhepin e tij",  deklaroi nga çadra e protestës Basha

Këtë takim me protestuesit në shesh Basha e ka shfrytëzuar dhe për të prezantuar dhe programin e tij në shëndetësi sipas të cilit do të fokusohet në tre pika kryesore.
 
"PD në bashkëpunim me ekspertët vendas dhe të huaj ka bërë gati planin për ta nxjerrë shëndetësinë nga gjendja mesjetare ku është futur. Buxheti do të rritet, do të anulohen koncesionet korruptive dhe investime në shërbime që u nevojiten pacientëve shqiptarë", tha Basha.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri