TIRANË -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar si alarmant Raport Progresin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, pasi sipas tij, vetëm 3 muaj pas marrjes së statusit kandidat në BE, në të nuk flitet asnjë fjalë për hapjen e negociatave. Në të kundërt, theksoi Basha, qeveria urdhërohet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Duke i komentuar zë për zë të gjitha pikat e Raportit të progresit të KE, Basha u shpreh se, "ky Raport nuk le vend për hamëndësime, përfshin në masë të madhe problemet që vendi ka kaluar dhe që kjo opozitë ka denoncuar". "Ky raport në veçanti bën një kontrast të qartë të zhvillimeve negative nga qershori e këtej, që kanë pamundësuar qoftë edhe një premtim të vetëm për hapjen e negociatave", tha Basha.
Sipas kreut të PD, "raporti reflekton ekzistencën e krimit të organizuar, korrupsionit etj. Raporti denoncon dhunën e ushtruar mbi opozitën. Po ashtu, ai denoncon mungesën e reformave". "Europarlamentarët kryqëzuan Edi Ramën për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, të shitblerjes së votave në Korçës dhe amnistimin e krimit", u shpreh Basha.
"Për herë të pare, vijoi kreu i PD-së, "shprehet shqetësimi për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.T'i kërkosh qeverisë të kërkojë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetutëse vetëm tre muaj pas marrjes së statusit kandiat, është tejet alarmuese". "Vlerësimi i punës së Parlamentit nis me propozimin e opozitës dhe degradimin e dhunës. Në të thuhet edhe për hedhjen poshtë të kompromisit për administratën publike me 6000 të larguar", u shpreh Basha. Gjithashtu, kreu i PD u shpreh se, "në raport flitet qartë për institucionet e pavarura ku për AMA-n kërkohet rikthimi i të gjitha funksioneve".
Për krimin e organizuar, shtoi Basha, "thuhet se s'ka asnjë qasje, kurse për korrupsionin, ka dhe konstatime të drejtpdrejta si për prokurimet e drejtpëdrejta ku ka rritje galopante". "Raporti flet për rritjen dyfish të azilkërkuesve, që e lidh jo me pamjaftueshmërinë e masave të marra, por edhe me vështirësitë ekonomike", tha ai.
Në reformën e gjyqësorit, një tjetër prioritet, u shpreh Basha, "thuhet se duhet një qasje konstruktive dhe se tre ligjet në Parlament ishin fragmentare dhe pa konsultime. Pikërisht ky nuk duhet të jetë shembulli që duhet ndjekur".
Raporti, vijoi Basha, "thotë se njesitë vendore kanë diskriminim financiar. Flet edhe per INUK-un kur thotë se Gjykata Kushtetuese urdhëroi mospërfshirjen e INUK-ut në kundërshtim dhe në ndërhyrje të pushtetit dhe kërkon transperencë në procesin e vendimarrjes, por vendimarrja në të është si në organizatat terroriste".
"Në Raport thuhet se Qeveria ka përgjegjësinë të luajë rolin e saj mbikqyrës në Parlament, ndërsa hapi tjetër ka të bëjë me dhunën e organizuar ose organizimin e dhunës në Kuvend", u shreh kreu i PD . /ATSH/