Për ata që janë të vëmendshëm me zhvillimet politike, nuk mund të shpëtojë një detaj nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha.

Në fundjavë, nuk ka asnjë shfaqje publike apo aktivitet politik, ku të jetë i pranishëm Lulzim Basha.

Maksimumi mund të kemi ndonjë reagim të tij në Facebook.

Por, përse ndodh kjo?

Arsyeja është e thjeshtë!

Lulzim Basha e kalon javën mes Shqipërisë dhe Holandës.

Ai është present vetëm gjysmën e javës në Shqipëri, dhe gjysmën tjetër ndodhet në Holandë, ku jeton familja e tij.

Kujtojmë këtu që bashkëshortja e Bashës ka vetëm pasaportë holandeze, dhe fëmijët e tij janë gjithashtu shtetas holandezë.

Kryetari i opozitës shqiptare është njëkohësisht edhe emigrant luksi në Perëndim, edhe kryetar i opozitës në Shqipëri, duke jetuar ai me familjen në një shtet perëndimor, si dhe duke ardhur në Shqipëri për të bërë liderin opozitar që emigron në gjysmën tjetër të javës.

Ka ndodhur edhe me kryetarë të tjerë opozitash shqiptare, që të ishin emigrantë, por bëhet fjalë vetëm në kohën e monarkisë dhe komunizmit.

Dhe atëhere opozitarët ishin të detyruar nga rrethanat politike, të qendronin jashtë Shqipërisë, pasi iu rrezikohej edhe jeta.

Ndërsa Basha është një “emigrant” luksi, që ka zgjedhur të jetojë mes Holandës dhe Shqipërisë.

Imagjinoni tani që Lulzim Basha të zgjidhet kryeministër.

Të premten pasdite ai do të fluturonte drejt Holandës për të takuar gruan dhe fëmijët, siç bën edhe tani, dhe do të kthehej të hënën në mesditë.

Qeverinë ndërkohë do ta drejtonte Arben Ristani! /TEMA

familja basha


d.b/shqiptarja.com