Basha: Rinisim negociatat pa humbur
asnjë minutë, ekspertët e PD në tryezë  

Basha: Rinisim negociatat pa humbur<br />asnjë minutë, ekspertët e PD në tryezë  
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit Edi Rama për konsensus. Ai tha se ekspertët negociatorët demokratë do të jenë në tavolinën e ekspertëve, për diskutuara çështjet e lëna pezull në orën 02:00 të mëngjesit të kësaj të marte. 

"Ramës i përgjigjem pozitivisht për ftesën për konsensus. Negociatorët tanë do të jenë në tavolinë prej orës 14:00, për të përfunduar atë që nisëm, por u zhbë në orën 03:00 të mëngjesit për kryenyçësi apo prej arrogancës. S'mund të mbahet peng një produkt konsensual. PD do të jetë me votat e saj, me mbështetjen e saj ashtu siç jemi përkushtuar para SHBA, para znj. Nuland, zotit Brok apo Fleckenstein, të cilin e kisha në zyrë një ditë më parë, për të votuar këtë reformë historike. Këto dy pengesa duhet të çmontohen. E fundit është një trill, e para është një standard i denjë për juntat ushtarake. Ekspertët tanë po finalizojnë punën për 7 projektligjet", u shpreh Basha.  

Kryetari demokrat akuzoi sërish shefin e mazhorancës, Rama, se nuk do që opozita të votojë reformën në drejtësi. "Edi Rama ka mungesë dëshire për të parë votat e PD për reformën në drejtësi. Ai do të marrë faturën para opinionit publik shqiptar", tha Basha.  

Dy çështjet që mbajnë larg konsensusit mazhorancë-opozitë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sqaroi publikisht përpara mediave dy çështjet që mbajnë larg konsensusit mazhorancën dhe opozitën.

Sipas kreut të PD, dy pikat që janë bërë shkak për prishjen e negociatave mëngjesin e kësaj të marte janë e drejta e ndërkombëtarëve për të hequr kandidatë nga lista e aplikantëve për procesin e vettingut dhe ankimimi i rolit të ekspertëve të SHBA-BE në Gjykatën Kushtetuese. 

Basha shpjegoi edhe procedurën që do ndiqet gjatë procesit të vettingut për verifikimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. 
 
"Negociatat nisën dhe për 2 çështjet kryesore të mbetura pezull u mbajtën këto qëndrime: përfaqësuesit e maxhorancës propozuan nenin 123 të kushtetutës si formulën për funksionimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ne e konsideruam këtë një zgjidhje të pranueshme. Problemi i dytë i mënyrës si do funksionojë Operacioni u zgjidh me një propozim të ardhur nga partnerët, të cilët propozuan që Operacioni të stacionohet pranë një prej dy organeve, Presidentit, apo Avokatit të Popullit që ai të marrë të gjitha aplikimet, të hartohet një listë e bardhe me ata që plotësojnë kriteret, një liste e gjelbër për ata që nuk plotësojnë kriteret dhe një listë e zezë për ata që ka dokumente fakte dhe prova. Të 3 listat administrohen nga organi që është Presidenti. Presidenti ia dërgon 3 listat një komisioni ad hoc në kuvend. Ky komision ka mundësinë që me 4 nga 6 votat në qoftë se konstaton gabime materiale në listën e gjelbër kalon në listën e bardhë. Me 5 nga 6 vota nëse e sheh që ka gabime nga lista e zezë kalon në listën e bardhë. Lista i shkon komisionit ad hoc me 12 anëtarë dhe prej këtej me formulën hibride procesi vazhdon ashtu siç është. Cilat janë kriteret? PD propozoi disa kritere dhe morëm vlerësimin e ndërkombëtarëve: aftësi profesionale, pastërti e figurës, deklarimi i pasurisë, nuk kanë qenë anëtarë partie në 20 vitet e fundit, nuk kanë marrë pjesë në reformën në drejtësi. Mbi bazën e këtyre kritereve do vendoset nëse i plotësojnë apo jo kushtet. Pas diskutimesh të gjata rreth orës 1 të natës pati rakordim për këtë çështje. Palët morën pushim për të ngrënë darkë dhe marrëveshja po transkiptohej. Por më pas u kërkua që Operacioni të ketë të drejtë të përjashtojë pa fakte kandidatë nga aplikimi. Kjo bie ndesh me kushtetutën. Një pretendim absurd, i papranueshëm. Po në qoftë se është një person i papranueshëm për opinionin publik? Duan t'i japin vëzhguesve ndërkombëtarë rolin e zëdhënësit të opinionit publik. Rikthimi te kjo pikë ishte për fat të keq sinjali i zhbërjes së marrëveshjes që ishte arritur tashmë. Pika e dytë ka të bëjë me mënyrën se si rregullohet prania e misionit ndërkombëtar dhe funksionimi i tij në Shqipëri. Propozimi për nenin 123 papritur u kundërshtua. U kundërshtua me pretendime absurde, që një mision që funksionon në bazë të një marrëveshje të tillë mund të kontestohej në Gjykatën Kushtetuese. Ky pretendim nuk qëndron. Në nenin 122 të Kushtetutës thuhet që një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të. Mundësia që marrëveshja e ratifikuar për funksionimin e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të kontestohet në Kushtetuese është zero".

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar