TIRANE – Në shënjë mirënjohje për rezultatet e arritura nga Romela Begaj por edhe Erkand Qerimaj në kampionatit Europian të Peshëngritjes, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka rikonstruktuar tërësisht palestrën ku stërvitet Romela Begaj por edhe ekipi kombëtar, bëri të ditur një komunikatë për shtyp e Bashkisë. Rikonstruksioni i kësaj palestre ka qënë një dhuratë që Bashkia e Tiranës u ka bërë kampionëve shqiptarë të peshëngritjes. “U përpoqëm per te permirsuar kushtet në këtë palestër, ku stërvitet edhe kampioni Erkand Qerimaj, i cili na bëri na bëri krenarë me rezultatin e tij, të gjithëve edhe qytetin e Tiranës, pavarësisht se bën sport në fanellën e Vllaznisë, por prap këtu e bën stërvitjen në këtë palestër, në Tiranë”, tha Basha.
Kryetari i Bashkisë njoftoi se do t’i kërkojë Këshillit Bashkiak, “dhe pres miratimin unanim”, akordimin e “çmimin maksimal të mundshëm ligjor prej 2 milionë lekësh të reja për kampionen tonë Romela Begajn”.
Nga ana e saj, nënkampionja europiane falenderij Bashën “së pari për palestrën, e cila ka qënë për mua një dhuratë dhe për të gjithë sportitët shqiptarë, të cilën mos e themi se si ishte”. Begaj më pas kërkoi që edhe tjerë të ndihmojnë sportin shqiptarë pasi ai ka vërtetë nevojë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com